• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shëndetësia plan masash për përballimin e të nxehtit! Manastirliu: 9 njësi të lëvizshme mjekësore janë në territor

07/17/2023
in Slider, Sociale
Shëndetësia plan masash për përballimin e të nxehtit! Manastirliu: 9 njësi të lëvizshme mjekësore janë në territor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në zbatim Planin e masave kundër valës së të nxehtit, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe Njësinë Mjekësore të Ushtrisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë inspektimit në një prej pikave të hapura enkas në sheshin Skënderbej, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije shtimin e 9 njësive të lëvizshme të asistencës mjekësore në territor me autoambulanca në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër.

“Kemi vendosur për të patur një strukturë në qendër të qyteteve, duke filluar nga Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra, si dhe në Tiranë do të kemi 4 njësi të autobulancave, së bashku me stafet përkatëse, pikërisht këtu në Sheshin “Skënderbej”, në zonën e Bulevardit të Ri, në zonën e “21 Dhjetorit”, dhe gjithashtu në Parkun e Liqenit. Njësitë e automabulancave do të qëndrojnë këtë javë, duke vlerësuar edhe në dinamike se si do jenë temperaturat edhe në javën e ardhshme, do të qëndrojnë në këto sheshe që kemi përcaktuar, nga ora 11 e paradites, deri në orën 6 të pasdites, për të garantuar kujdesin maksimal për qytetarët, pushuesit, por edhe turistët që vijnë e frekuentojnë qytetet tona”, bëri me dije Manastirliu.

Teksa u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar nga vala e të nxehtit, Ministrja Manastirliu foli për planin e masave dhe gatishmërinë e strukturave shëndetësore gjatë sezonit turistik.

“Kjo është pjesë e planti tonë të masave për sezonin turistik, ndërkohë që ne kemi hapur 30 qendrat shëndetësore verore, pranë plazheve, bregdetit e gjithashtu edhe në zonat tona malore. Kemi 18 postacione të autoambulancave përgjatë gjithë vijës bregdetare, që të kemi një shërbim sa me të shpejtë, për qytetarë që kanë probleme të urgjencës apo emergjencës. Gjithashtu po shtojmë edhe 9 njësi, postacione të autoambulancave, të cilat duhet të koordinojnë së bashku me Njësinë Mjekësore të Ushtrisë, që të sigurojmë një shërbim sa më të shpejtë mjekësor”- nënvizoi Manastirliu.

Zv/Shefe e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Manushaqe Shehu, tha se ekipet do të jenë në gatishmëri 24 orë në terren për gjithë qytetarët që kanë nevojë.

“Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë 24 orë për ti ardhur në ndihmë gjithë popullsisë civile që ka nevojë. Ne jemi duke bashkëpunuar që ekipet tona mjekësore të ndodhen pranë qytetarëve në nevojë”.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Eugena Tomini, i’u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin orët e nxehta të pikut të vapës.

“Rekomandimet janë për secilën grupmoshë, duke filluar nga nënat shtatëzëna, duke vazhduar tek nënat me fëmijë të vegjël dhe që ushqejnë me gji, ne grupmoshën e tretë, në presonat që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të evitojnë totalisht pikun e ditës për të elemiuar sa me shumë pasojat e goditjes nga dielli. Rekomandohet të qëndrojnë në ambiente të fresketa, të vijojë trajtimi për pacietët me sëmundje kronike me medikamente, të konsumojnë sa me shumë ujë. Kujdes nga përdorimi sheqernave dhe akoolit”- tha Tomini.

Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit përmban: Vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente. Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

Related

Tags: Manasterliu nxehtesi plan masa
Previous Post

Pas skandalit të Ahmetajn, grupi parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend. Bardhi zbardh vendimet nga mbledhja

Next Post

KESH nis procedurat për blerjen e energjisë elektrike, pothuajse 6 milionë euro për 50 mijë Megavat

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.