• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Kushi: Ja ku konsiston trajtimi i veçantë për studentët që do të zgjedhin degën Mjekësi e Përgjithshme

07/17/2023
in Politikë, Slider
Ministrja Kushi: Ja ku konsiston trajtimi i veçantë për studentët që do të zgjedhin degën Mjekësi e Përgjithshme
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në paraqitjen e saj në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, informoi për dy drejtimet kryesore të trajtimit të veçantë për studentët që do të zgjedhin degën Mjekësi e Përgjithshme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Së pari punësim prioritar pas diplomimit dhe e dyta përfshirje prioritare në programet sociale të strehimit. E theksoj që të dyja janë pas diplomimit. Sepse ka patur disa diskutime nëse ky strehimi priroritar është gjatë kohës që janë studentë apo pas fillon detyrimi i tyre për të punuar.

Në rast se institucionet tona shëndetësore nuk i plotësojnë brenda një viti nevojat për punësim të këtyre kandidatëve që kanë nënshkruar marrëveshjen, menjëherë pas një viti konsiderohet që detyrimi i tyre është përmbushur dhe studentëve të diplomuar u kthehet diploma. Atëherë do të jenë një vit në pritje.

Gjithashtu projektligji parashikon se që edhe periudha e specializimeve afatgjata konsiderohet si periudhë punësimi. Siç ju e dini ka dy lloj kuotash për specializime, janë specializime që mbulohen nga Ministra e Shëndetësisë, pra ku specializantët nuk e paguajnë vetë, por përkundrazi punësohen, ndërsa është edhe kategoria tjetër kur kotat janë të pa mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë, por specializantët e mbulojnë vetë.
Në rastin e parë, kur këto kuota janë të mbuluara, kandidatët nënshkruajnë një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe janë të detyra të përmbushin efeketet që lidhen me këtë kontratë, një praktikë e cila tashmë është në fuqi. Prej vitesh specializantët e kuota të mbuluara nënshkruajnë marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ata kanë disa detyrime që duhet të përmbushim.
Pra nuk do të jenë në fuqi këto ligje, por ata që janë në fuqi detyrimet e kontratës që kanë lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndërsa nëse kandidati ka një kuotë të pambuluar, atëherë periudha e specializimit do të quhet periudhë studimi dhe menjëherë pas përfundon studimin ka përfunduar edhe detyrimin që lind nga ky ligj.
Efektet janë për ata studentët që duan të largohen pas studimit.

Projektligji prezantohet me procedurë të përshpejtuar edhe për shkak të asaj që përmenda më sipër. Për shkak se në 10 ditëshin e dytë të gushtit, maturantët duhet t’i nënshtrohen provimit të digjitalizuar dhe ne duhet ta nënshkruajmë këtë ligj përpara, që ata që duan të ndjekin degën mjekësi e përgjithshme para provimit, kurse përndryshe ata mund të zgjedhin programe të tjera” – u shpreh znj. Kushi.

Related

Tags: Evis Kushi komison ligji mjekesia
Previous Post

Modelja e njohur shqiptare nuk rresht së pozuari joshëse

Next Post

Basha takim me mbështetës në Dibër: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta është fillimi i vërtetë i ndryshimit, dosja e Ahmetajt tregoi…

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.