Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale falënderon efektivët e Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake që shërbejnë në të gjithë territorin e Shqipërisë në këto ditë me temperatura të larta.
Kujtojmë Mesdheun, përfshirë edhe vendin tonë është përfshira nga temperatura ekstreme që kanë arritur deri në 42 gradë celsius.
Postimi i Ramës:
Falënderim dhe mirënjohje ndaj çdo efektivi të Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake që shërben në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në këto ditë me temperatura të larta.