Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka qenë një nga emrat më të komentuar ditëve të fundit.
Kjo pasi gjatë javës së kaluar u raportua në media se bashkëshorti i saj, reperi Fero, ka ushtruar dhunë ndaj saj.
I njëjti u arrestua menjëherë dhe u tha se iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Pas kësaj, pati reagime nga të dyja palët – të cilët hodhën akuza kundrejt njëri-tjetrit. Arbenita duket se po qëndron akoma në Gjilan dhe së fundmi ka publikuar një video duke ushtruar në palestër.
Ajo ka vënë në pah linjat trupore, gjersa tregon se i është rikthyer rutinës dhe gjërave të zakonshme.
Theksojmë që ajo dhe Fero kanë bashkë një vajzë të quajtur, Nina.