• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj nga Rrogozhina: Çim bixhozi i Saliut dhe Ilirit nuk mund t‘i trajtojë njerëzit si keca që blihen, Në Kavajë plehrat mullar

07/19/2023
in Politikë, Slider
Veliaj nga Rrogozhina: Çim bixhozi i Saliut dhe Ilirit nuk mund t‘i trajtojë njerëzit si keca që blihen, Në Kavajë plehrat mullar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të Rrogozhinës që të votojnë të dielën kandidatin e PS, Edison Memolla. Gjatë një takimi në zonën e Lekajt, Veliaj tha se opozita gabon kur mendon se mund të blejë dinjitetin dhe votën e banorëve në Rrogozhinë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Për këta që kanë gjithë këto lekë dhe hapen nëpër tavolinat e Tiranës, duke thënë: ‘O Sali, o Ilir, unë i blej ata si keca’, kë ofendojnë? Njerëzit që punojnë gjithë jetën me djersë? Këta mendojnë se dinjiteti ka çmim? Mendojnë këta se nderi ka çmim? Mendojnë këta se emri ka çmim? Se fytyra ka çmim? Sigurisht, ata janë të pafe, të pa atdhe, ata mund të sjellin dikë që nuk ka lidhje me zonën dhe sigurisht mund të gjejë dikë për t’ia blerë votën, por unë di të them se kurrë nuk e kam parë PS në Rrogozhinë dhe këtu në Lekaj dhe Gërmenj më të organizuar, më të bashkuar, më optimiste, më të hapur edhe për t’u bashkuar me njerëz të tjerë”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se Berisha dhe Meta përfaqësojnë llumin dhe se ata nuk mund të tallen me banorët e kësaj zone. “Me Saliun dhe me Ilirin u prishën rregullat e kafes dhe të fizikës. Llumi lart, ajka poshtë. Nuk ka logjikë kjo. Këta njerëz nuk ngelën për një barsoletë, apo për ta kthyer në bixhoz, për t’u tallur Iliri me Saliun me Rrogozhinën. Sot na kërkohet të bëjmë një sacrifice: të dalim 30 minuta nga shtëpia dhe të votojnë Edisonin, numrin 1, Partinë Socialiste dhe t’i themi atyre të bixhozit kthehuni nga keni ardhur, shkoni në Gjirin e Lalëzit me Saliun dhe me Ilirin, se nuk jeni ju për punë”, tha Veliaj.

Drejtuesi politik i PS solli shembullin e Kavajës ku, pas ndryshimit të drejtimit të Bashkisë, plehrat kanë mbushur qytetin. “Mendoni vërtet se Saliu me Ilirin do prishin pushimet e tyre dhe do merren me Rrogozhinën? Mendoni vërtet se ata mund të pastrojnë qytetet? Mendoni vërtet se ata mund të hapin kanalet? Mendoni vërtet se ata mund të ndihmojnë bujqësinë? Mendoni vërtet se ata mund të japin subvencione? Ata sapo mbaruan zgjedhjet u plasi dhe sherri mes tyre dhe nga dy copa u ndanë në katër copa, nga katër copa, në tetë copa. Si thoshin plakat tona: “kokat hëngshin”. Sepse nuk janë ata për punë. Ata po të donin punë, sa fituan Kavajën, mund të kishin vajtur në Kavajë ta pastronin, kurse atje janë bërë plehrat mullar. Mund të kishin vajtur në Kavajë të zhbllokonin kanalet. Janë bllokuar të gjitha kanalet. Mund të kishin vajtur të kishin pastruar plazhin. Plazhi është bërë sot më i ndotur se kurrë. Sepse Iliri dhe Saliu i duan njerëzit ‘përça dhe sundo’. Dhe tamam si ky, Çim bixhozi, i trajtojnë njerëzit si keca që mund të blihen”, theksoi Veliaj.

Related

Previous Post

Pasi u dhunua nga bashkëshorti, Arbenita Ismajli tregon format në palestër

Next Post

Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen, të burgosurit shqiptarë në Britaninë e Madhe do transferohen në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.