Aktorja kolumbiane, Sofia Vergara, është duke shijuar disa ditë pushim, pavarësisht lajmit se është duke u divorcuar nga bashkëshorti me të cilin kishin 7 vite martesë. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale disa fotografi me rroba banje dhe ka “trazuar” edhe një herë internetin.
“Ditët e fundit të pushimeve! Ravello, të dua edhe kur është shumë vapë këtu”, ka thënë ajo në përshkrim.
Bukuroshja e ka zgjedhur Italinë si destinacion pushimi, ndërsa kishte veshur një kostum me ngjyrë të kaltër.