Qytetarët e Rrogozhinës i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.
Deri më tani, rreth 8 400 banorë kanë votuar në Bashkinë e Rrogozhinës.
“Rreth 8 400 banorë kanë votuar në Bashkinë e Rrogozhinës. Një përqindje kjo e konsiderueshme duke qenë se në 14 maj votuar gati 10 mijë qytetarë”, tha gazetari Stafa.
Situata në Rrogozhina, është shoqëruar me problematika të tilla si prania e personave që nuk kanë funksion apo lidhje me procesin zgjedhor janë parë në qendra votimi.
Sakaq janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.