Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar.
Kjo vjen pas kërkesës që 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar i kërkuan të ushtrojë kompetencat si sekretar i përgjithshëm, që të ndërhyjë për pezullimin e zgjedhjeve. Kërkesa i është dorëzuar Gazment Bardhit nga një grup prej 7 deputetësh.
“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falenderoj”, sqaroi Bardhi.