Albaniatimes.net https://albaniatimes.net/ Informacioni i shpejtë dhe i saktë Sun, 28 Apr 2024 09:58:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2023/09/cropped-Untitled_design__1_-removebg-preview-2.jpg?fit=32%2C32&ssl=1 Albaniatimes.net https://albaniatimes.net/ 32 32 210685956 “Romeon e përdora dhe më përdori, më pas…”- Ish-banori i BBVIP tregon emrat: Këta dy konkurrentë do të jenë në finale! https://albaniatimes.net/2024/04/28/romeon-e-perdora-dhe-me-perdori-me-pas-ish-banori-i-bbvip-tregon-emrat-keta-dy-konkurrente-do-te-jene-ne-finale/ https://albaniatimes.net/2024/04/28/romeon-e-perdora-dhe-me-perdori-me-pas-ish-banori-i-bbvip-tregon-emrat-keta-dy-konkurrente-do-te-jene-ne-finale/#respond Sun, 28 Apr 2024 09:58:25 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27083 Gazetari Elvis Myrtaj dhe ish banori i shtëpisë së Big Brother Vip Albania ka treguar se dy konkurrentët që ai i sheh në finale janë Egla dhe Romeo, por nuk përjashton as Heidin me Julin. Në emisionin Fitstation në News24, ai u shpreh se Egla këtë kohën e fundit e ka ulur ritmin e lojës. “Unë […]

The post “Romeon e përdora dhe më përdori, më pas…”- Ish-banori i BBVIP tregon emrat: Këta dy konkurrentë do të jenë në finale! appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Gazetari Elvis Myrtaj dhe ish banori i shtëpisë së Big Brother Vip Albania ka treguar se dy konkurrentët që ai i sheh në finale janë Egla dhe Romeo, por nuk përjashton as Heidin me Julin.

Në emisionin Fitstation në News24, ai u shpreh se Egla këtë kohën e fundit e ka ulur ritmin e lojës.

“Unë them se finalja do diskutohet mes Eglës dhe Romeos, edhe Heidi mund të jetë një ndër banoret që mund ta fitojë, por mbetet për tu parë edhe për shkak të situatave. Unë shikoj Eglën dhe Romeon, por nuk mbeten pas edhe Heidi me Julin”.

Ndërsa sa i takon raportet që ai ka pasur me Romeon brenda shtëpisë u shpreh mes batutave u shpreh se “ai më përdori mua, unë e përdora atë, ne u përdorëm të dy, pastaj u puthëm”.

“Unë nuk e kuptoj këtë fjalën të ka përdor apo e kam përdor. Po të shohësh me vëmendje ne të dy jemi përfshirë aty. Kur dolën që bënë atë këngën e 100 ditëshit që banorët dolën jashtë, ai djali e kishte mendjen tek banorët e tjerë dhe komunikonim me sy me njëri tjetrin. Ne thjesht u përfshimë aty. Ne gjetëm një formë të caktuar për tia kaluar mirë me njëri tjetrin. Kështu që ai më përdori mua, unë e përdora atë, ne u përdorëm të dy, pastaj u puthëm”, tha Elvis Myrtaj.

The post “Romeon e përdora dhe më përdori, më pas…”- Ish-banori i BBVIP tregon emrat: Këta dy konkurrentë do të jenë në finale! appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/28/romeon-e-perdora-dhe-me-perdori-me-pas-ish-banori-i-bbvip-tregon-emrat-keta-dy-konkurrente-do-te-jene-ne-finale/feed/ 0 27083
Dosja 5D dhe inceneratorët/ Belind Këlliçi: Propagandë për të mbuluar vjedhjen marramendëse! Prita që SPAK dhe Altin Dumani të sqaronin… https://albaniatimes.net/2024/04/28/dosja-5d-dhe-inceneratoret-belind-kellici-propagande-per-te-mbuluar-vjedhjen-marramendese-prita-qe-spak-dhe-altin-dumani-te-sqaronin/ https://albaniatimes.net/2024/04/28/dosja-5d-dhe-inceneratoret-belind-kellici-propagande-per-te-mbuluar-vjedhjen-marramendese-prita-qe-spak-dhe-altin-dumani-te-sqaronin/#respond Sun, 28 Apr 2024 09:51:49 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27080 Anëtari i kryesisë së grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, se organeve të drejtësisë bashkia u kishte dhuruar një godinë të re për të mbështetur punën e tyre. Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se godina u dha me firmën e ish-drejtorit të Ujësjellësit, […]

The post Dosja 5D dhe inceneratorët/ Belind Këlliçi: Propagandë për të mbuluar vjedhjen marramendëse! Prita që SPAK dhe Altin Dumani të sqaronin… appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Anëtari i kryesisë së grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, se organeve të drejtësisë bashkia u kishte dhuruar një godinë të re për të mbështetur punën e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se godina u dha me firmën e ish-drejtorit të Ujësjellësit, Redi Molla.

Ai u shpreh se kishte pritur nga SPAK dhe Altin Dumani të reagonin për këto deklarata, që ai i quajti “bomba”.

Belind Këlliçi ftoi te gjithe qytetarët që ti bashkohen protestes se opozitës para bashkise me 30 prill ne oren 16:30.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI;

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme në televizionin që paguhet me paratë e inceneratorit të Tiranës, u shfaq pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliaj, i cili kryelajm kishte vetëshpalljen e tij si kryeprokuror i SPAK.

Hajduti i bashkisë doli dje në media, për të mbuluar me propagandën e tij boshe vjedhjen marramendëse që ai, së bashku me organizatën e tij kriminale 5D i kanë bërë buxhetit të Bashkisë Tiranë në pothuaj 1 dekadë.

Doli ti kujtonte SPAK-ut se kishte qenë bashkëpunues me ta që ditën e pare, pasi ishte i vetmi që i dhuroi godinën që prokurorët të punonin në kushte modern, e këtë e mundësoi me firmën e Mollës së tij, të cilin e kalbi në burg me duart e veta.

Por në monologun 30 minutësh, Erion trimi që fshihet pas dasmës 500 milionëshe me pensionin e mamit, bëri një deklaratë që shemb në tokë drejtësinë e re, deklaratë e cila do duhet të sqarohet menjëherë nga SPAK dhe drejtuesi i saj, Altin Dumani.

Pronari faktik i incenratorit të Tiranës, deklaroi se nuk do priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Altin Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjeshtë do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën.

Pas kësaj deklarate bombë, prita që SPAK dhe Altin Dumani, i cituar nominalisht nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, të reagonte për të sqaruar dakortësinë e arritur me të, për tu marrë në pyetje.

Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin se ku e dinte Erion Veliaj që do të pyetej nga prokurorët.

Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin komunikimet private me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, bazuar në vetë qëndrimet e djeshme të këtij të fundit.

Të nderuar qytetarë,

Brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Pohimi nëpërmjet heshtjes që po i bën Altin Dumani deklaratave të Erion Veliajt, është një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët do ishte mirë që të shqetësohen për guximin që gjen Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij.

Partnerët ndërkombëtarë, do bënin mirë të shqetësoheshin e të flisnin një herë të vetme për aferat korruptive të shekullit, të kryera nga Erion Veliaj dhe grupi i tij i strukturuar kriminal 5D.

Duke nisur nga vjedhja e 130 milionë eurove në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, vjedhja e 60 milionë eurove përmes depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës dhe vjedhjen e të paktën 30 milionë eurove, përmes 45 tenderave të kryera nga shtabi i tij elektoral i 14 Majit 2023.

Gjej rastin sërish të ftoj qytetarët e Tiranës, ditën e martë, më datë 30 Prill, ora 16:30, përpara monumentit të korrupsionit më të madh në Evropë, për ta çliruar Tiranën një hërë e mirë nga ky model vjedhjeje tashmë të kthyer në sistem.

O sot, o kurrë!

The post Dosja 5D dhe inceneratorët/ Belind Këlliçi: Propagandë për të mbuluar vjedhjen marramendëse! Prita që SPAK dhe Altin Dumani të sqaronin… appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/28/dosja-5d-dhe-inceneratoret-belind-kellici-propagande-per-te-mbuluar-vjedhjen-marramendese-prita-qe-spak-dhe-altin-dumani-te-sqaronin/feed/ 0 27080
Foto-lajm/ ”Fuqia e bashkëpunimit”, transformohet një tjetër pallat në Tiranë nga “Fondi i Komuniteteve” https://albaniatimes.net/2024/04/28/foto-lajm-fuqia-e-bashkepunimit-transformohet-nje-tjeter-pallat-ne-tirane-nga-fondi-i-komuniteteve/ https://albaniatimes.net/2024/04/28/foto-lajm-fuqia-e-bashkepunimit-transformohet-nje-tjeter-pallat-ne-tirane-nga-fondi-i-komuniteteve/#respond Sun, 28 Apr 2024 09:46:06 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27077 Kjo godina në krah të djathtë të fotos ka qenë njësoj si ajo përballë. Pra një pallat i vjetër, me tulla të kuqe, pa fasadë, i ndërtuar kushedi se në cilin vit. Komuniteti i banorëve të pallatit në proces ndërtimi fasade dhe termoizolimi është koordinuar me njëri tjetrin nën regjinë e administratorëve dhe kanë kanë […]

The post Foto-lajm/ ”Fuqia e bashkëpunimit”, transformohet një tjetër pallat në Tiranë nga “Fondi i Komuniteteve” appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Kjo godina në krah të djathtë të fotos ka qenë njësoj si ajo përballë. Pra një pallat i vjetër, me tulla të kuqe, pa fasadë, i ndërtuar kushedi se në cilin vit. Komuniteti i banorëve të pallatit në proces ndërtimi fasade dhe termoizolimi është koordinuar me njëri tjetrin nën regjinë e administratorëve dhe kanë kanë nisur investimin e përbashkët. Natyrisht që jo të gjithë i ka gjetur me lekët gati ky investim, megjithatë, është gjetur zgjidhja edhe për ata që në këto momente nuk mund t’i përgjigjeshin situatës me të gjithë kontributin që i takonte në mënyrë përpjestimore. Banorët që jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve 90, por jo vetëm, përmes Fondit të Komunitetit mund të përfitojnë projekte për rregullimin e fasadës, termoizolimit, por dhe për instalimin e ashensorëve.
Për projektet që miratohen gjysmën e shpenzimeve e paguajnë banorët ndërsa gjysmën tjetër bashkia e Tiranës.
Administratorët e pallateve, të zgjedhur nga asambleja e banorëve dhe të certifikuar nga bashkia janë ata që kryejnë procedurat, që nga marrja e dakordësisë nga të paktën 75% e banorëve. Bashkia ka ndryshuar udhëzimin, çka mundëson trajtim të veçantë për disa kategori.
Persona që ekzistojnë në certifikatën e pronësisë që janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike përfitojnë 100 për qind të grantit. Kjo ka bërë të mundur dhe rritjen e numrit të aplikimeve. Fondi i Komunitetit ka nisur të aplikohet që prej 2017-ës.

The post Foto-lajm/ ”Fuqia e bashkëpunimit”, transformohet një tjetër pallat në Tiranë nga “Fondi i Komuniteteve” appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/28/foto-lajm-fuqia-e-bashkepunimit-transformohet-nje-tjeter-pallat-ne-tirane-nga-fondi-i-komuniteteve/feed/ 0 27077
Autori ishte i maskuar, shkon tek dera në këmbë më pas…/ Detaje nga tritoli i vendosur në banesën e gjyqtarit! Zbardhet dëshmia, ja çfarë dyshon 62-vjeçari https://albaniatimes.net/2024/04/28/autori-ishte-i-maskuar-shkon-tek-dera-ne-kembe-me-pas-detaje-nga-tritoli-i-vendosur-ne-banesen-e-gjyqtarit-zbardhet-deshmia-ja-cfare-dyshon-62-vjecari/ https://albaniatimes.net/2024/04/28/autori-ishte-i-maskuar-shkon-tek-dera-ne-kembe-me-pas-detaje-nga-tritoli-i-vendosur-ne-banesen-e-gjyqtarit-zbardhet-deshmia-ja-cfare-dyshon-62-vjecari/#respond Sun, 28 Apr 2024 09:13:18 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27074 Një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit në banesës e shtetasit Tonin Sterkaj, me detyrë gjyqtarë në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:13 minuta në lagjen “Tom Kola” bën të ditur policia vendore e Shkodrës. Sasia e tritolit është vendosur tek porta e oborrit të banesës […]

The post Autori ishte i maskuar, shkon tek dera në këmbë më pas…/ Detaje nga tritoli i vendosur në banesën e gjyqtarit! Zbardhet dëshmia, ja çfarë dyshon 62-vjeçari appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit në banesës e shtetasit Tonin Sterkaj, me detyrë gjyqtarë në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:13 minuta në lagjen “Tom Kola” bën të ditur policia vendore e Shkodrës. Sasia e tritolit është vendosur tek porta e oborrit të banesës së gjyqtarit Sterkaj vijon më tej policia teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Një person futet në rrugicë dhe ecën në këmbë dhe pasi mbërrin tek dera e gjyqtarit Sterkaj vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me shpejtësi dhe pas pak sekondash ndodh edhe shpërthimi. Autori është i maskuar në fytyrë dhe deri më tani nuk është identifikuar nga efektivët.

Ndërkohë gjyqtari Sterkaj ka qenë brenda banesës kur ka ndodhur shpërthimi sëbashku me familjen e tij. Pasi ka dëgjuar zhurmën ka dalë në ballkon, por pa e ditur se tritoli ishte vendosur në derën e tij.

Një komshi e ka njoftuar dhe më pas ka vërejtur se ngjarja lidhet me të. Gjyqtari Sterkaj ka dhënë një dëshmi në policinë e Shkodrës duke thënë se dyshon se kjo ngjarje lidhet me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës por pa e patur të qartë se për cilin rast mund të bëhet fjalë konkretisht.

Policia vendore e Shkodrës është duke hetuar dhe sipas burimeve ka disa të dhëna që mund të çojnë në zbulimin e autorit të vendosjes së tritolit i cili sipas efektivëve është një person që mendohet se është paguar nga dikush tjetër që ka patur çështje në gjykatë.

Policia vijon kontrollet në zonë dhe po ashtu grupi hetimor  po vijon veprimet në vendngjarje për  sigurimin e provave me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit. Vendosja e lëndës plasëse në derën e oborrit të banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj dyshohet se është një mesazh kërcënues ndaj tij.

Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa pak më përpara pati një periudhë dy vjeçare që ishte në gjykatën e apelit të Shkodrës dhe pas mbylljes së kësaj të fundit u rikthye në shkallën e parë duke vijuar detyrën e tij.

The post Autori ishte i maskuar, shkon tek dera në këmbë më pas…/ Detaje nga tritoli i vendosur në banesën e gjyqtarit! Zbardhet dëshmia, ja çfarë dyshon 62-vjeçari appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/28/autori-ishte-i-maskuar-shkon-tek-dera-ne-kembe-me-pas-detaje-nga-tritoli-i-vendosur-ne-banesen-e-gjyqtarit-zbardhet-deshmia-ja-cfare-dyshon-62-vjecari/feed/ 0 27074
“Njerëzimi në udhëkryq”, ministri Hasani udhëton drejt Vjenës, merr pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE https://albaniatimes.net/2024/04/28/njerezimi-ne-udhekryq-ministri-hasani-udheton-drejt-vjenes-merr-pjese-ne-takimin-e-ministrave-te-vendeve-anetare-te-be/ https://albaniatimes.net/2024/04/28/njerezimi-ne-udhekryq-ministri-hasani-udheton-drejt-vjenes-merr-pjese-ne-takimin-e-ministrave-te-vendeve-anetare-te-be/#respond Sun, 28 Apr 2024 09:05:58 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27071 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani udhëton sot drejt Vjenës ku do të marrë pjesë në konferencën “Njerëzimi në udhëkryq: Sistemet autonome të armëve dhe sfida e rregullimit”, e cila organizohet nga Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg. Konferenca do të adresojë mënyrat për të ekzaminuar sistemet […]

The post “Njerëzimi në udhëkryq”, ministri Hasani udhëton drejt Vjenës, merr pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani udhëton sot drejt Vjenës ku do të marrë pjesë në konferencën “Njerëzimi në udhëkryq: Sistemet autonome të armëve dhe sfida e rregullimit”, e cila organizohet nga Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Konferenca do të adresojë mënyrat për të ekzaminuar sistemet autonome të armëve (SAA) dhe sfidat për rregullimin e tyre, nga disa këndvështrime.

Menjëherë pas Vjenës, Ministri Hasani do të udhëtojë drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare BE-së dhe atyre kandidate, në kuadër të formatit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, të organizuar nga Presidenca belge e Këshillit të BE-së, me fokus sundimin e ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit.

The post “Njerëzimi në udhëkryq”, ministri Hasani udhëton drejt Vjenës, merr pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/28/njerezimi-ne-udhekryq-ministri-hasani-udheton-drejt-vjenes-merr-pjese-ne-takimin-e-ministrave-te-vendeve-anetare-te-be/feed/ 0 27071
“Doja të bëhesha ushtarake, por nuk plotësoja një kusht…”- Egla Ceno flet për rininë e saj: Jam përjashtuar nga gjimnazi, e urrej disiplinën https://albaniatimes.net/2024/04/28/doja-te-behesha-ushtarake-por-nuk-plotesoja-nje-kusht-egla-ceno-flet-per-rinine-e-saj-jam-perjashtuar-nga-gjimnazi-e-urrej-disiplinen/ https://albaniatimes.net/2024/04/28/doja-te-behesha-ushtarake-por-nuk-plotesoja-nje-kusht-egla-ceno-flet-per-rinine-e-saj-jam-perjashtuar-nga-gjimnazi-e-urrej-disiplinen/#respond Sun, 28 Apr 2024 08:50:03 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27068 Aktorja Egla Ceno si rrallë herë ka folur për rininë e saj. Ajo është shprehur se ka pasur dëshirë që të bëhej ushtarake. Gjatë një bisede me banorin e ri Shkëlqim Bega, Egla tha se nuk e vazhdoi ushtrinë sepse nuk plotësonte kriterin e gjatësisë. Aktorja u shpreh se është e çuditshme se si ajo […]

The post “Doja të bëhesha ushtarake, por nuk plotësoja një kusht…”- Egla Ceno flet për rininë e saj: Jam përjashtuar nga gjimnazi, e urrej disiplinën appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Aktorja Egla Ceno si rrallë herë ka folur për rininë e saj. Ajo është shprehur se ka pasur dëshirë që të bëhej ushtarake.

Gjatë një bisede me banorin e ri Shkëlqim Bega, Egla tha se nuk e vazhdoi ushtrinë sepse nuk plotësonte kriterin e gjatësisë.

Aktorja u shpreh se është e çuditshme se si ajo ka pasur dëshirë që të vazhdojë ushtrinë, ndërkohë që i urren rregullat, duke treguar se është përjashtuar nga gjimnazi sepse flinte gjumë dhe nuk shkonte në shkollë orët e para.

“Doja shumë ushtrinë, por nuk plotësoja gjatësinë që të hyja në një shkollë ushtarake. E çuditshme që unë nuk jam e disiplinuar, e urrej disiplinën. S’do e kisha mbaruar dot me të thënë të drejtë. I urrej rregullat se pa disiplinën nuk jetoj dot. Unë jam përjashtuar një ditë nga gjimnazi vetëm që nuk shkoja orët e para, flija gjumë. Sa vuante nëna ime. Shkolla ime ishte 40 hapa larg shtëpisë. Të betohem, e kisha përballë”, tregoi Egla.

The post “Doja të bëhesha ushtarake, por nuk plotësoja një kusht…”- Egla Ceno flet për rininë e saj: Jam përjashtuar nga gjimnazi, e urrej disiplinën appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/28/doja-te-behesha-ushtarake-por-nuk-plotesoja-nje-kusht-egla-ceno-flet-per-rinine-e-saj-jam-perjashtuar-nga-gjimnazi-e-urrej-disiplinen/feed/ 0 27068
Drejt përfundimit rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve Shkodër, Koçiu: Shërbim për rreth 200 mijë banorë https://albaniatimes.net/2024/04/28/drejt-perfundimit-rikonstruksioni-i-poliklinikes-se-specialiteteve-shkoder-kociu-sherbim-per-rreth-200-mije-banore/ https://albaniatimes.net/2024/04/28/drejt-perfundimit-rikonstruksioni-i-poliklinikes-se-specialiteteve-shkoder-kociu-sherbim-per-rreth-200-mije-banore/#respond Sun, 28 Apr 2024 08:25:04 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27056 Po shkon drejt përfundimit rikonstruksioni tërësor i Poliklinikës së Specialiteteve në Shkodër. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Ministrja Koçiu pa nga afër punën që po bëhet për ndërtimin e kësaj poliklinike, e cila pritet të ofrojë kushte dinjitoze për stafin mjekësor dhe shërbime cilësore për qytetarët. Poliklinika […]

The post Drejt përfundimit rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve Shkodër, Koçiu: Shërbim për rreth 200 mijë banorë appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Po shkon drejt përfundimit rikonstruksioni tërësor i Poliklinikës së Specialiteteve në Shkodër.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ministrja Koçiu pa nga afër punën që po bëhet për ndërtimin e kësaj poliklinike, e cila pritet të ofrojë kushte dinjitoze për stafin mjekësor dhe shërbime cilësore për qytetarët.

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër do të jetë e pajisur me 19 kabinete për specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme dhe gamën e plotë të ekzaminimeve laboratorike e imazherike.

Sipas ministres, Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër do të ofrojë shërbim për rreth 200 mijë banorët e qarkut.

https://www.facebook.com/share/p/dim9Qfv1SKuYhLzX/?mibextid=oFDknk

The post Drejt përfundimit rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve Shkodër, Koçiu: Shërbim për rreth 200 mijë banorë appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/28/drejt-perfundimit-rikonstruksioni-i-poliklinikes-se-specialiteteve-shkoder-kociu-sherbim-per-rreth-200-mije-banore/feed/ 0 27056
Mit’hat Havari në “Mes dy botëve”: ‘97 e ka organizuar dhe stimuluar Sali Berisha, s’kanë punë grekërit fare; Saliu si Enveri, donte pushtetin” https://albaniatimes.net/2024/04/28/mithat-havari-ne-mes-dy-boteve-97-e-ka-organizuar-dhe-stimuluar-sali-berisha-skane-pune-grekerit-fare-saliu-si-enveri-donte-pushtetin/ https://albaniatimes.net/2024/04/28/mithat-havari-ne-mes-dy-boteve-97-e-ka-organizuar-dhe-stimuluar-sali-berisha-skane-pune-grekerit-fare-saliu-si-enveri-donte-pushtetin/#respond Sun, 28 Apr 2024 08:12:25 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27053 Ish-drejtuesi I lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari deklaron se Sali Berisha është përgjegjësi I vetëm i shkatërrimit të shtetit në vitin 1997. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në TVSH, njeriu i hekurt që vendosi rendin në qarqet më problematike si Berati, Shkodra, Elbasani, rrëzon poshtë idetë e hehdura në media se […]

The post Mit’hat Havari në “Mes dy botëve”: ‘97 e ka organizuar dhe stimuluar Sali Berisha, s’kanë punë grekërit fare; Saliu si Enveri, donte pushtetin” appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Ish-drejtuesi I lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari deklaron se Sali Berisha është përgjegjësi I vetëm i shkatërrimit të shtetit në vitin 1997. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në TVSH, njeriu i hekurt që vendosi rendin në qarqet më problematike si Berati, Shkodra, Elbasani, rrëzon poshtë idetë e hehdura në media se pas atyre trazirave fshihen agjentura. “Unë di një gjë, që ‘97 e ka organizuar, themeluar dher stimuluar një emër, dhe ai është Sali Berisha, s’ka dorë të dytë, s’kanë punë grekërit fare. Po të ishte ai demokrat, po të kishte gen demokrati, ti s’mund të jesh i përjetshëm. Populli shqiptar ishte i papërgatitur për një demokraci liberale ku u gjend të nesërmen, pa punë dhe shumë shpejt reflektoi dhe ia dha votat të majtës. S’donte t’i rrëzohej pushteti, se do e merrte siç e mori në 2005. Do e merrte se dhe të majtët nuk ishin të përgatitur për demokracinë. Unë kam punuar me të majtët nga ‘97 dhe janë bërë shumë gabime dhe gafa të rënda sa mbërriti deri aty sa me votë të lirë fitoi e djathta, kanë qenë zgjedhje të lira të 2005’s”, nënvizon ai. Havari e krahason Sali Berishën me Enver Hoxhën pasi të dy vunë para vendit interesin për pushtet. “Në vitin 1997 qeveria destruktive që drejtohej nga Sali Berisha me firmat piramidale, ra dhe unë jam gëzuar identik si me komunizmin. Anarshia, armët në duart e popullit, u shkatërrua gjithçka, depo armatimi në duart e njerëzve të thjeshtë, krimi i rrugës, vrasjet, grabitjet, prostitucioni që rrëmbenin vajzat dhe i çonin në perëndim, terrore të papara në 100 vitet e fundit ndodhnin pikërisht aty. E gjitha kjo për shkak të pushtetit. Nëse Enver Hoxha mbajti ato qëndrime me ato raprezalje dhe presion për shkak të pushtetit dhe Sali Berisha me të tijët, por kryesisht ai , është përgjegjësi I vetëm dhe s’ka të dytë për shkak të pushtetit. U krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar me Bashkim Finon kryeministër dhe mua më thirrën. Ministër i Brendshëm në atë kohë ishte Neritan Ceka. Më ofruan Beratin. Në Berat ishte bërë batërdia. Para meje kishin thirrur nja 4-5 oficera të majtë, të pushtit dhe nuk kishin pranuar, kishin refuzuar nga frika. Sigurisht unë shkova, e prisja, e ëndërroja Beratin dhe këtë më shumë për t’i thyer hundët atij ministri që mbajti qëndrimin ndaj meje në 95 kur isha shef kabineti, por dhe më shumë se kaq dhe për ideale. Shkova në Berat dhe ishte shkrumbuar qyteti i gjithë, ishin fshehur të gjithë, tanke, topa, mitraloza hedhur rrugëve, shtëpi të shkatërruara. Për 7 muaj me një punë titanike, ku janë vrarë dhe 2 kriminelë nga policia dhe mua nuk mu vra asnjë polic, ktheva rendin. Atëherë ishte kryeministir Fatos Nano për të cilin unë kam respekt. Ka qenë një kryeministër intelektual, inteligjent.Ka bërë burg politik nga kundërshtari politik, u ngrit dhe hodhi teorinë e gjithëpërfshirjes. Gjithëpërfshirja isha dhe unë aty se isha shqiptar dhe s’ka rëndësi nëse isha i majtë apo i djathtë. Z. Nano më emëroi në Shkodër, e cila ishte vendi i trazirave”, deklaroi Havari.

The post Mit’hat Havari në “Mes dy botëve”: ‘97 e ka organizuar dhe stimuluar Sali Berisha, s’kanë punë grekërit fare; Saliu si Enveri, donte pushtetin” appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/28/mithat-havari-ne-mes-dy-boteve-97-e-ka-organizuar-dhe-stimuluar-sali-berisha-skane-pune-grekerit-fare-saliu-si-enveri-donte-pushtetin/feed/ 0 27053
“Tirana po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme”, Veliaj për protestën e opozitës: “Dogjën një monument kulture, akt jo patriotik” https://albaniatimes.net/2024/04/27/tirana-po-ecen-me-shpejtesi-te-jashtezakonshme-veliaj-per-protesten-e-opozites-dogjen-nje-monument-kulture-akt-jo-patriotik/ https://albaniatimes.net/2024/04/27/tirana-po-ecen-me-shpejtesi-te-jashtezakonshme-veliaj-per-protesten-e-opozites-dogjen-nje-monument-kulture-akt-jo-patriotik/#respond Sat, 27 Apr 2024 18:57:50 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27049 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi protestën e djeshme, të thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para bashkisë. Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se interesi i protestës është tërësisht banal sepse u mbyll me fjalët “lironi Saliun”. “Godina e bashkisë është monument kulture. Ndaj, të thuash se po e […]

The post “Tirana po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme”, Veliaj për protestën e opozitës: “Dogjën një monument kulture, akt jo patriotik” appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi protestën e djeshme, të thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para bashkisë. Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se interesi i protestës është tërësisht banal sepse u mbyll me fjalët “lironi Saliun”.

“Godina e bashkisë është monument kulture. Ndaj, të thuash se po e bëjmë këtë për teatrin dhe po djegim një monument kulture, që është realisht monument kulture, se ai (ish godina e teatrit) nuk ishte me ligj, është diskreditimi më i madh. Pastaj, ta mbyllësh protestën duke thënë lironi Saliun, aty vërtet katandiset kokoshi një thelë, se kuptohet që interesi është tërësisht banal dhe jo parimor”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi se Shqipëria dhe Tirana janë kantiere të jashtëzakonshme pune dhe transformimi.

“Apeli im për administratën është fokusi te puna. Këto molotovët do të konsiderohen si ndeshja e derbit kur hidhen flakadanë, por puna do mbetet, veprat do mbeten. Ajo që mund të them për protestën është se ky është një është një vend i lirë, por mos ia merrni fytyrën Tiranës. Habitem me gëzimin e disa njerëzve që të shahet Tirana, të shahet Shqipëria…. Shqipëria nuk është me tapi e Edi Ramës dhe Tirana nuk është me tapi e Lali Erit. Shqipëria dhe Tirana janë kantiere të jashtëzakonshme Transformimi, ku kryeministri me vizionin e tij dhe administrata e bashkisë me vizionin e saj, po i bëjnë këto transformime. Kur shikon disa njerëz që eksitohen jashtë mase, gëzohen se si qytetit apo shtetit tënd i vihen stërkëmbësha, më duket gjesti më jopatriotik”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se punët në kryeqytet po ecin me shpejtësi të madhe, ndërkohë që një grusht njerëzish duan që t’i marrin fytyrën Tiranës

“Më vjen keq që, teksa Tirana ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme, disa qyqarë që kanë ngelur mbas Saliut dhe Ilirit po humbasin vitet më të dobishme të jetës. Unë e di se puna që bëj është një punë shumë polarizuese. Por, në fund të ditës, pyetja është se çfarë mbetet nga puna e çdo njerit? Ai shesh aty do mbetet, Pazari i Ri do mbetet, 40 shkollat do ngelen, këndet e lodrave do mbeten, Bulevardi po – të gjitha investimet që kemi bërë – Parku i Farkës, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik. Pyetja është, nëse i adresohesh një njeriu të thjeshtë, çfarë ka bërë për ty Ilir Meta, që e ka kthyer gjithë këtë histori si “Përputhen” dhe “S’përputhen”? Pra, në një dramë kalamajsh, një dramë njerëzish të papjekur. Më thuaj një shkollë, një kopësht, një çerdhe që kanë bërë ata? Merr rrugën “Mustafa Matohiti”, ku ajo shkolla “Kosova” ngjitur me dritaren e Saliut është prova më ulëritëse e diferencës sonë. Ishte parking për t’u bërë pallat i tyre. U shpronësua për t’u bërë shkollë nga ne”, tha Veliaj.

The post “Tirana po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme”, Veliaj për protestën e opozitës: “Dogjën një monument kulture, akt jo patriotik” appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/27/tirana-po-ecen-me-shpejtesi-te-jashtezakonshme-veliaj-per-protesten-e-opozites-dogjen-nje-monument-kulture-akt-jo-patriotik/feed/ 0 27049
“Kongresi ripërsëritjes” https://albaniatimes.net/2024/04/27/kongresi-riperseritjes/ https://albaniatimes.net/2024/04/27/kongresi-riperseritjes/#respond Sat, 27 Apr 2024 18:40:25 +0000 https://albaniatimes.net/?p=27046 Nga Edlira Devolli “Baba non grata” e kishte të pamundur të shkonte vetë ne sebepin e Ilirit dhe dërgoi përfaqësuesit “më të denjë” me disa shoqërues për të mbushur karriget, se qoka duhej kthyer.Pse them këtë?!Se vetë Metaj u interesua në 8 janar për dhunimin e selisë së PD, sms-të na i zbuloi atëherë për […]

The post “Kongresi ripërsëritjes” appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
Nga Edlira Devolli

“Baba non grata” e kishte të pamundur të shkonte vetë ne sebepin e Ilirit dhe dërgoi përfaqësuesit “më të denjë” me disa shoqërues për të mbushur karriget, se qoka duhej kthyer.
Pse them këtë?!
Se vetë Metaj u interesua në 8 janar për dhunimin e selisë së PD, sms-të na i zbuloi atëherë për të treguar se bashkëpunimi ishte i zellshëm. Me të njëjtin ritëm ishte dhe stadiumi 11 dhjetorit 2021, ku LSI mbushi një pjesë të mirë të tij.

Dhe tërë këto vite i kemi parë këta dy bashkë e me Ramën tre, që herë kunjosen, herë baltosen, nakatosen, e trazohen më pas përqafohen sipas hallit a sipas mallit. A ndoshta sipas skenareve.
Halli dhe malli Berisha-Meta është i vjetër, shumë i vjetër e shumë më i madh pasi shpresat për t`i larë apo për t`i fshehur zullumet janë fikur.
Thonë se duan të rrëzojnë Ramën, por në fakt halli u ka mbetur te Basha dhe te SPAK-u, aty ku nuk ka garanci dhe pazar. Sepse këta dy duan të ndihmojnë vendin dhe demokracinë, atë që e kanë goditur që në gjenezë kjo treshe “famëkeqe”.

Sa herë “shiten” sikur duan të rrëzojnë Ramën, është e qartë se po e thërrasin në pazarin e radhës, në hallin për t`u vetëmbrojtur. Interesi parësor i ciftit Monika-Ilir dhe Saliut me familje është vetëm shpëtimi nga burgu dhe të ruajnë ç’kanë gllabëruar.
Të ktheheshin dhe një herë pas, do dinin t`i fshihnin më mirë. Po ja, jeta nuk kthen askënd pas, edhe nëse ke para e po ashtu edhe ndonjë kallëp floriri mbetur në ndonjë cep.
I shohim të ulërasin të tramaksur një nga maja ballkonit, tjetri nga maja malit më shumë për t’u imponuar me fjalë, se me vepra duken se sa janë, si në sallë si në pseudoprotestën para bashkisë Tiranë.

Por në një gjë kishte të drejtë Metaj sot, se kishte bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Harroi të përmendte në fjalim atë që tha në hyrje të konventës, Stalinin, Leninin dhe sigurimin e shtetit që e kishte paguar 50 lekë.
Përmendi gjithë botën dhe taktikat komuniste mbarë, duke theksuar se zgjidhja do të vijë nga Lindja.

Ndaj dhe figura e Lulzim Bashës me vizion e program euro-atlantik i komplekson. Kanë 33 vite që lëngojnë Shqipërinë në tranzicion dhe kanë goditur vlerat e demokracisë.

The post “Kongresi ripërsëritjes” appeared first on Albaniatimes.net.

]]>
https://albaniatimes.net/2024/04/27/kongresi-riperseritjes/feed/ 0 27046