• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Irani ia lë fajin sabotimit për zjarrin në një fushë nafte

09/13/2022
in Rajoni & Bota
Irani ia lë fajin sabotimit për zjarrin në një fushë nafte
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zyrtarët iranianë thanë se zjarri që kishte shpërthyer në fushën e naftës në Shadegan është shuar, teksa pretenduan se ky incident ishte një akt sabotues.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Zjarri shpërtheu më herët gjatë 13 shtatorit, pas “ndërhyrjes së elementeve të panjohura”, por zjarri shpejt u vendos nën kontroll, tha Qobad Nasseri, kreu i Kompanisë Maroon për Prodhimin e Naftës dhe Gazit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA më pas raportoi se zjarri është shuar.

“Tani po vlerësohet dëmi, por në fushën e naftës së shpejti do të rinisë prodhimi”, tha Nasseri për televizionin shtetëror.

Zjarri duket se ka shpërthyer në një prej 20 puseve aktive në Shadegan, që vlerësohet se prodhojnë rreth 70.000 fuçi naftë në ditë.

Fusha e naftës e Shadeganit gjendet në provincën Kuzestan, ku jeton minoriteti arab i Iranit. Kjo provincë shpesh ka qenë skenë e trazirave anti-qeveritare.

Sulmet në Iran janë të rralla, por një numër i ndërtesave ushtarake dhe atyre bërthamore kanë qenë shënjestër e sulmeve viteve të fundit.

Irani e ka akuzuar Izraelin për një sërë sulmesh ndaj ndërtesave qeveritare dhe ndaj shkencëtarëve që kanë qenë të lidhur me programin bërthamor të Teheranit. Izraeli as nuk ka mohuar dhe as nuk ka konfirmuar këto akuza.

Më 13 shtator, një zëdhënës i sistemit gjyqësor tha se autoritetet kanë arrestuar disa persona lidhur me vrasjen e një koloneli të Gardës Revolucionare të Iranit. Ky kolonel ishte vrarë në maj dhe Teherani e ka fajësuar Izraelin dhe aleatët e tij perëndimorë për këtë vrasje.

Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se koloneli Hassan Sayad Khodia u qëllua në Teheran nga dy persona që po vozisnin një motoçikletë. Kjo gardë tha se vrasja ishte kryer nga “grupet terroriste të lidhura me Perëndimin dhe Izraelin”./REL

Related

Tags: Irani
Previous Post

“NATO ka ecur më shpejt se BE”- Nikolla flet për luftën kundër terrorizmit: Shqipëria u rreshtua në krahun e duhur të historisë, me SHBA

Next Post

Dy orë takim, Rama kokë më kokë me Kurtin me urgjencë në Vilën Qeveritare në Tiranë. Çfarë po ndodh?

Lajme të ngjashme

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

by redaktor2
05/06/2025
0

Nga Bundestagu në rezidencën presidenciale Bellevue – e pastaj nga Bellevue në Bundestag: këto janë stacionet në zgjedhjen e kancelarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialog…
  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.