• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Masat për kursimin e energjisë/ Balluku: Kondicioneri gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë. Kujdes me derën e frigoriferit, karikuesit dhe TV

09/14/2022
in Ekonomi
Masat për kursimin e energjisë/ Balluku: Kondicioneri gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë. Kujdes me derën e frigoriferit, karikuesit dhe TV
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka prezantuar disa nga masat të cilat duhet të nisin të ndërmerren në çdo familje për kursimin e energjisë elektrike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Nga fushata sensibilizuese për kursimin e energjisë që nisi nga shkolla “Lasgush Poradeci”, ministrja tha se gjatë dimrit temperatura e kondicionerit nuk duhet graduar më shumë se 21 gradë, ndërsa gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Gjithashtu Balluku theksoi se karikuesat duhen hequr nga priza dhe po ashtu dera e frigoriferit nuk duhet lënë për gjatë e hapur.

Deklarata e ministres Balluku:

Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike.

E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë cfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë?

E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë.

Keni dëgjuar kohët e fundit për disa masa ekstreme që ne sigurisht nuk do i ndërmarrim.

Në Zvicër nëse e ndez kondicionerin mbi 19 gradë për t’u ngrohur është një thyerje e rëndë e ligjit dhe shkon në burg.

Kjo është një gjë që nuk do ndodhë asnjë herë te ne por djemtë e vajzat që do qëndrojnë me ju do u thonë kush është më e mira për të kursyer.

Pra që kondicioneri duhet të qendrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë.

Dera frigoriferit nuk duhet që të qendrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza.

Kur gjyshin e zë gjumi para tv e ti afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik,
ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji.

Jam e sigurt që ju duhet të jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit dhe do jeni heronjtë e energjisë.

Related

Previous Post

Vdekjet misterioze të biznesmenëve në Kremlin, gjendet i mbytur oligarku rus në Vladivostok

Next Post

Aksident i rëndë në Francë/ Vdesin dy shqiptarë, të plagosur edhe fëmijë

Lajme të ngjashme

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

by redaktor2
07/05/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë...

Ministri Petrit Malaj takohet me Ministrin e Financave të Kosovës Hekuran Murati, thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri Petrit Malaj takohet me Ministrin e Financave të Kosovës Hekuran Murati, thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

by redaktor2
07/04/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës,...

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

by redaktor2
06/30/2025
0

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, duke u marrë atyre kartat e identitetit, të cilat...

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

by redaktor2
06/19/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.