• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Deputetja e PD ironizon ministren e Arsimit: S’ka ardhur në Kuvend se po rrit pagat e pedagogëve. Qeveria vjedh si KÇK, Rama qahet e kërcënon Brukselin me lidhjet e tij me Serbinë

09/15/2022
in Politikë
Deputetja e PD ironizon ministren e Arsimit: S’ka ardhur në Kuvend se po rrit pagat e pedagogëve. Qeveria vjedh si KÇK, Rama qahet e kërcënon Brukselin me lidhjet e tij me Serbinë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka ironizuar ministren e Arsimit se sipas saj sot ka zgjedhur të mos jetë në Kuvend pasi “me siguri është duke bërë plane se do ’u rrisë rrogat pedagogëve”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Do ishte shumë e bukur por nuk është e vërtetë”, tha Zhupa, pas ultimatumit që i bënë sot pedagogët qeverisë për rritjen e pagave të tyre.

Zhupa akuzoi qeverinë se ka një strategji sa herë ka protesta.

“E sa herë ka kërkesa nga pedagogët apo studentët është përca e sundo. Merr disa pedagogë takoji më vete, krijo idenë se do u japësh dicka dhe në fund nuk marrin asgjë askush. Por nuk do u funksionojë se një herë dy herë me të njëjtat gënjeshtra nuk mund t’i gënjeni gjithë kohën trupën akademike shqiptare se sot janë më të varfërit në rajon.
Mjafton krahasimi me ksovës sa keq është niveli i pagave të pedagogëve shqiptarë”.

Duke folur për projektligjin për fondet e KE, përmes programeve IPARD, Zhupa tha se Qeveria vjedh si KÇK dhe solli në vëmendje rastin e përfitimit të fondeve të BE-së nga inceneratori i Tiranës.

“A ka më shembull flagrant se si vidhen paratë e BE se sa fondet IPARD kur i merr drejtori ekzekutiv i inceneratorit të Tiranës? Sipas mediave ai personi që ka firmën për inceneratorin e Tiranës është regjistruar dhe si fermer e ka marrë 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD. Po ku është ferma bujqësore? Në Sharrë, në tokën që shteti i ka dhënë inceneratorit. Jo vetëm që marrin paratë nga taksat e qytetarëve për një incenerator që nuk ekziston por duke qenë se aty është fushë dhe incenerator nuk është pse mos e quajmë fushë dhe të vjedhim dy herë, të marrim e paratë e BE t’jua heqim fermerëve të ndershëm që kanë realisht nevojë për ndihmë.

I vidhni njësoi si taksat e qytetarëve shqiptarë ashtu dhe taksat që pagujanë qytetarët evropianë e që vijnë në formën e granteve, këtu jeni të drejtë i vidhni të dyja palët njëloj, këtu jeni fiks KCK, kapni ca të kapni cdo lloj fondesh i merrni për të njëjtët njerëz.
E pastaj nuk ka fonde e del kryeministri e qahet në konferencat e BE që nuk na japin mjaftueshëm e i kërcënon me lidhjet e tij me Serbinë e Rusinë, ndërkohë kanë dhënë mjaftueshëm po të mos i vidhnit, po të mos i shpërdoronit”, tha Zhupa.

Related

Previous Post

Kontrabanda e naftës nga Libia/ Dëshmia e kapitenit: Kemi transportuar edhe dy herë të tjera në Shqipëri! Kush është porositësi që

Next Post

Veliaj në Uashington, takim me kryetaren e Kongresit, Nensi Pelosi dhe senatorin Mitt Romney: Me miq të tillë, ditët më të mira do t’i kemi gjithmonë përpara

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

by redaktor2
07/04/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjete sociale një video-mesazh mbi mbylljen e legjislaturës së X-të. Spiropali thotë...

Dita e Pavarësisë, Ambasada e SHBA: Falenderojmë të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë

Dita e Pavarësisë, Ambasada e SHBA: Falenderojmë të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë

by redaktor2
07/04/2025
0

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Shqipëri shpreh mirënjohjen më të thellë për...

4 korriku, ministri Balla pret kryebashkiakun e Westland, Michigan: SHBA partneri ynë strategjik

4 korriku, ministri Balla pret kryebashkiakun e Westland, Michigan: SHBA partneri ynë strategjik

by redaktor2
07/04/2025
0

Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri i Shtetit Taulant Balla, priti në një takim kryetarin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.