Një shqiptar i kërkuar në Itali si autori i dyshuar i të paktën 23 vjedhjeve të banesave në provincat e Lombardisë u arrestua në Spanjë.
Sipas policisë, dyshohet se ai ishte pjesë e një bande kriminale, e cila grabiste bizhuteri dhe veshje luksoze.
Shqiptari u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. I arrestuari është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.
“Territori ynë është i sigurt!”- Albin Kurti: Miqtë dhe aleatët tanë të cilët kanë qëndruar pranë nesh, na referohen si një shembull me mësime të rëndësishme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës kudo ku ndodhen për 17-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa...