• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rrotacion në tetor/ Motori “Barela” nuk xhiron, Inzagi përgatit trajtim special

09/16/2022
in Sport
Rrotacion në tetor/ Motori “Barela” nuk xhiron, Inzagi përgatit trajtim special
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Të lije Nikolo Barelën në stol në këto dy sezonet e fundit ishte utopike tek Interi. Por këtë herë pikërisht në ndeshjen më të vështirë të tyre përballë Bajern Mynihut, Simone Inzagi pati kurajën të ulte në stol atë që është projektuar kapiteni i ardhshëm i zikaltërve, një zgjedhje teknike kjo dhe një masë e marrë pas atyre paraqitjeve poshtë nivelit me të cilin na kishte mësuar mesfushori.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Fill pas këtij vendimi ka ardhur edhe takimi personal i 25-vjeçarit me teknikun që ia ka bërë të qartë lojtarit se duhet të menaxhojë si duhet energjitë në këtë sezon atipik me Botërorin në mes. Për fatin e keq të italianëve, “Axurrët” nuk do të shkojnë drejt Katarit, një kohë që mund t’i shërbejë Barelës për të rikuperuar të gjitha energjitë e tij dhe për të qenë nga janari një prej të pazëvendësueshmëve të Inzagit.

Por deri në periudhën e Botërorit, trajneri zikaltër dhe stafi i tij po përgatisin strategjinë e tyre për të mos e konsumuar më shumë se ç’duhet motorin e mesfushës. Inzagi po planifikon ta bëjë shpesh pjesë të rrotacionit, të paktën deri në rikthimin e tij në formën maksimale, për të pasur jo thjesht minuta në këmbë, por mbi të gjitha për të pasur kohë efikase.

E SHKUARA – Kur është fjala për minuta, gjendet aty përgjigjja e pyetjeve mbi ngathtësinë që kanë shfaqur muskujt e Barelës. Ngarkesë psikologjike dhe fizike e tejskajshme në dy sezonet e fundit të zikaltërve. Në vitin e titullit nga 9840 minutat zikaltër, Nikolo ka luajtur 8240 prej tyre, pra 84%. Për të qenë më të saktë, në 2020-2021 Barela ka humbur vetëm një ndeshje për shkak skualifikimi ndaj Kaljarit dhe është ulur në stol në ndeshjet e fundit, pasi kishin siguruar titullin.

Në sezonin pasardhës, Barela po ashtu është dorëzuar vetëm ndaj Torinos e Specias për shkak dëmtimi, ndërkohë që për shkak pezullimi humbi sfidat e 1/8-ave të Champions-it ndaj Liverpulit. Duke mësuar nga e kaluara, Inzagi nuk do të përsërisë të njëjtën gjë dhe duket se e ka bindur Barelën që të pranojë ndonjëherë edhe stolin, që mund t’i shërbejë për t’u kthyer edhe më i fortë dhe vendimtar ndeshjen pasardhëse.

Related

Previous Post

 Putin: Rusia do bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur

Next Post

Moti i keq në të gjithë vendin/ Dëmtohet linja e tensionit të mesëm në Fierzë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit në Vlorë! Përmbytje në Tropojë

Lajme të ngjashme

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

by redaktor2
06/30/2025
0

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.