• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rama të shkojë në Sharrë dhe t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 mln euro”, Kryemadhi:Inceneratori i Tiranës, plani financiar 30-vjeçar për të vjedhur qytetarët

09/17/2022
in Politikë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e ftoi sot kryeministrin Edi Rama të shkojë në Sharrë, te inceneratori i Tiranës dhe t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 mln euro.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një deklaratë për media, Kryemadhi tha se aty kishte vetëm jonxhë dhe se ky incenerator është plani financiar 30-vjeçar i Edi Ramës për të vjedhur për 30 vjet qytetarët shqiptarë.

“I vetmi incenerator ku Rama nuk ka shkelur dhe as nuk e ka promovuar është inceneratori i Tiranës, financuesi kryesor i kësaj vepre fiktive janë të gjithë qytetarët shqiptarë nga veriu në jug. Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellë.
Përse fshihet Edi Rama? Pse Rama në komisionin hetimor parlamentar iu tha të gjithëve që kompania ka bërë 128 mln euro investim unë nuk merrem me politikat mjedisore dhe me procedurat dhe letrat që merren vartësit e mi. Ndërsa sot foli si analist për letra e procedura.
Ku është investimi prej 128 mln eurosh që ai e ka ulëritur aq shumë në komisionin hetimor. E ftoj të bëjë inspektimin. Unë e kam quajtur inceneratorin e Tiranës si plani financiar 30-vjeçar i Edi Ramës për të vjedhur për 30 vjet qytetarët shqiptarë. Inkurajoj SPAK-un të hetojë shkeljet procedurale pa u intimiduar nga presionet.
Sa i përket evazionit fiskal 189 mln dollarë, a e di kryeministri që ato kompani që janë krijuar apostafat për të fryrë kostot dhe për të përfituar TVSH-në kanë shërbyer si nënkontraktorë. Ai e ka ngritur gjithë skemën për grabitjen e taksave të qytetarëve shqiptar nëpërmjet koncesioneve dhe nëpërmjet koncesionit të inceneratorit të Tiranës.
Unë vazhdoj të jem në pozicionin tim për ta vazhduar deri në fund luftën dhe për ta çuar deri në fund çështjen më korruptive të inceneratorëve, për t’i çuar hetimet deri në fund sepse çështja e inceneratorëve është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij”, deklaroi Kryemadhi.

Related

Tags: kryemadhi inceneratoret rama
Previous Post

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, në pranga 19-vjeçari, një tjetër në kërkim

Next Post

“Protestat nuk do jenë më shëtitje në bulevard”, Edi Paloka flet për aksionin opozitar dhe financimin rus të PD: E gjithë loja në interes të Ramës! Bashës iu vu ultimatum për Berishën

Lajme të ngjashme

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga shqiptarët në Greqi

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga shqiptarët në Greqi

by redaktor2
05/16/2025
0

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se KQZ ka pranuar kërkesën e PS dhe ka vendosur...

Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me diferencë të ngushtë për një karrige në Parlament

Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me diferencë të ngushtë për një karrige në Parlament

by redaktor2
05/16/2025
0

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 1272 kuti votimi nga 1282. Teksa kanë mbetur pa numëruar edhe 11 kutitë e...

“Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit me mbi 2 mijë vota

“Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit me mbi 2 mijë vota

by redaktor2
05/16/2025
0

Jorida Tabaku ka thelluar rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit, me të cilin është në garë të fortë për mandatin e 13-të të Qarkut...

“Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë!

“Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë!

by redaktor2
05/16/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel. Pas përfundimit të samitit, Berisha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialog…
  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.