• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nëse hidhen 100 veta nga ura do vlerësohen të gjithë”- Ligji për dekoratat, Artan Lame: Termi ‘titull’ është komunist, duhet hequr! Dekorimi pas vdekjes nuk ndodh në asnjë vend

09/20/2022
in Politikë, Slider
“Nëse hidhen 100 veta nga ura do vlerësohen të gjithë”- Ligji për dekoratat, Artan Lame: Termi ‘titull’ është komunist, duhet hequr! Dekorimi pas vdekjes nuk ndodh në asnjë vend
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka folur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me projektligjin e socialistëve për dhënien e dekoratave. Ai u shpreh se me ligjin e ri ndiqet një sistem i themeluar nga francezët i aplikuar në shtetet që kanë lidhje me Europën Perëndimore.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai u shpreh se ligji nuk parashikon kufizim në numër të medaljeve por të urdhrave apo dekoratave të cilat mund të përfitohen duke kaluar nëpër disa komisione dhe me plotësimin e kritereve të caktuara.

Ndërsa medaljet, theksoi Lame, janë pa kufizim pasi lidhen me aktin personal dhe heroik të individëve të caktuar.

“Unë nuk e dija që do bëhesha ndonjëherë drejtor kadastre por që do merresha me këtë punë e kam ditur që i vogël. E drejta e kryeministrit për të dhënë dekorata është që në ligjin e vjetër. Me ligjin e ri kemi ndjekur sistemin e themeluar nga francezët me legjionin e nderit. Është përgjithësisht në të gjithë vendet që kanë lidhje me Europën Perëndimore. Nuk ka kakofoni.

Nuk ka kufizim në numër të medaljeve por të urdhrave. Ne kemi humbur themelin e fjalës urdhër. Si urdhri I legjionit të nderit është një bashkësi njerëzish. Urdhri është një bashkësi njerëzish. Nuk është medalja që jepet. Kështu e kemi pasur në Shqipëri deri në kohën e Italisë. Franca i ka me numër ekstrem. Duhet të vendos dikush që të pranohet dikush tjetër në legjionin e nderit. Italia e ka si e kemi bërë ne me kuota vjetore.

Medalje është personale. Nëse për t’u pranuar në një urdhër duhen disa merita, medalja jepet për një akt të caktuar. Dikush që hidhet nga ura për të shpëtuar një fëmijë nuk jepet urdhër, por medalja. Nëse hidhen 100 veta nga ura për të shpëtuar një fëmijë do dekorohen të 100-të. Nuk kanë limit medaljet. Kjo është reformë e djathtë”, u shpreh Lame.

Ai shtoi se termi titull duhet hequr nga ligji pasi vjen nga komunizmi ndërsa shtoi se pas vdekjes nuk mund të jepen dekorata me urdhër por vetëm medalje pasi shtoi se një i vdekur nuk mund të futet në bashkësinë e të gjallëve.

“Duhet ta kishin bërë qeveritë e djathta. Kam pasur mundësinë të diskutoj me presidentët e vendit. Jam i lumtur që qeveria e mori këtë input. Ndoshta erdhi për shkak të degradimit të sistemit të dekorimeve të presidentit Meta. Ju them edhe një gjë që dekorimi në numra ka të bëjë me peshën. Kalon në disa komisione. Lufton me disa persona që do të dekoroheshin duke kaluar në disa faza. Kthehet në histori balancimi vlerash. Dekoratat maksimale janë të limituara jashtëzakonisht në numër. Do kthehet në një lloj eventi shtetëror për këto raste dhe ata që do të marrin do të jenë në sytë e publikut.

Termi titull është komuniste. Është marrë nga sistemi sovjetik në kohën e komunizmit. Në një shtet perëndimor nuk ka tituj. Duhet hequr termi titull sepse është komunist. Tani po e lëmë termin titull sepse e ka kushtetuta. Por ky element nuk ekziston në asnjë vend perëndimor. Edhe dekorimi pas vdekjes. Dekorim pas vdekjes, nëse flasim për urdhra, nuk mund të futet në bashkësi njerëzish një i vdekur. Ekziston në botë por jo me urdhër por me medalje. Nuk mund të dekorosh me urdhër pas vdekjes”, u shpreh ai.

Related

Tags: Artan Lame titull komunist
Previous Post

Zbulohen tradhtitë e Pique ndaj Shakirës, në listë shoqja e ngushtë e këngëtares dhe supermodelja Bar Refaeli

Next Post

Më e dashuruar se kurrë, Bebe Rexha uron të dashurin për ditëlindje me fotot intime dhe dedikimin romantik

Lajme të ngjashme

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike

by redaktor2
07/01/2025
0

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, ka publikuar një analizë lidhur me sulmin kibernetik të bërë ndaj sistemeve të Bashkisë së...

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

by redaktor2
07/01/2025
0

Prej nëntë vitesh, magjia e filmit udhëton nëpër Shqipëri, duke ndalur në qytete të mëdha e të vogla, duke sjellë...

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

by redaktor2
07/01/2025
0

Pas një karriere 20-vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë, prej të cilave 12 vite si Drejtoreshë e Komunikimit, Manjola Zeka, ka...

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

by redaktor2
07/01/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video në rrjete sociale, përmes të cilës shfaq transformimin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike
  • “Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit…
  • Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse…
  • Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi
  • Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve onlin…
  • “Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.