• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Certifikata e pastërtisë për kandidatët, Bylykbashi kundër propozimit të PD e PS-së: Bie ndesh me Kushtetutën 

09/21/2022
in Te tjera
Certifikata e pastërtisë për kandidatët, Bylykbashi kundër propozimit të PD e PS-së: Bie ndesh me Kushtetutën 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u shpreh kundër propozimeve të PS-së dhe PD-së për ligjin e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Duke folur në mbledhjen e Komisonit të Ligjeve, ai tha se personat që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini- Bezhani, nuk mund të futen sërish në “sitë” nga Autoriteti i Dosjeve. Bylykbashi u shpreh kundër gjithashtu edhe për propozimin e Enkelejd Alibeajt, për të cilin tha se dosjet tashmë janë të hapura dhe nuk ka vend për të propozuar deklasifikimin e tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

‘Ne duhet të rikthejmë ligjin e vitit 2008 për lustracionin me mekanizma për të hequr ata që kanë shkaktuar atë gjëmë, duke filluar nga ata drejtues politikë që ngritën atë sistem kriminal komunist. Po ta kishim bërë në kohë dhe të kish funksionuar siç duhet ligji i vitit 1995, PS jo vetëm që do ishte boshatisur, por do ishte mbushur shpejt me gjak të ri. Është e deformuar kështu sepse kjo nuk ndodhi dhe kërkuat në 2008 të rrëzohej ligji i lustracionit. Ata që janë gjallë dhe kanë vuajtur, jo thjesht dhunohen moralisht, por nëse diskutojmë diçka konkrete: kjo gjë o bëhet mirë, ose bëhet pis e llum. Meqë thoni se nuk u bë si duhet në 1995, hajde ta bëjmë si duhet. Për propozimin e Ballës, bie ndesh me jurisprudencën e Kushtetueses. Autoriteti është organ i administratës, por nuk ka me ligj kompetenca kuazi gjyqësore. Ky propozim cënon 2 gjëra: cënon sigurinë juridike, kush ka dashur e ka cuar në gjykatë vendimin e komisionit të 1995; vendimi që do marrë Autoriteti do vërë në dyshim një vendim të mëparshëm dhe këtë kompetencë ia merr gjykatës. në lidhje me projektligjin tjetër, nëse vendosim sot një rregull që deklasifikohen të gjitha dosjet, i bie që autoriteti ka bërë punë në kundërshtim me ligjin. Sot nuk ka asnjë dispozitë që i jep fuqi mbajtjes sekrete të atyre dosjeve. Të gjitha dosjet e sigurimit janë të deklasifikuara, kalimi i afatit e ka bërë deklasifikimin si koncept. Mendoj se dosjet janë të gjitha të hapura, konsultohen në mënyrën si e përcakton ligji. Në fund fare rezultati duhet të jetë lustracioni. Kujt i del emri ikën nga funksioni me ligj, siç kemi bërë dekriminalizimin. Unë nuk e pranoj dot faktin që dosjet janë të mbyllura. 3 milionë shqiptarët e 1990, nëse duan të bëjnë verifikim nëse ka dosje për ta, kanë të drejtën ta bëjnë, të marrin dhe kopje. Po të ishin të klasifikuara, do të deklasifikohej me vendim të Autoritetit nëse duhet të hapen apo jo.’- u shpreh Bylykbashi.

Related

Previous Post

Putin thirri 300 mijë rezervistë për të marrë pjesë në luftë, rusët ‘dynden’ në aeroporte, blejnë bileta pa kthim për t’u larguar 

Next Post

Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit! Zef Hila i bashkohet për herë të parë 

Lajme të ngjashme

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.