• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ukraina thotë se në Izjum janë zhvarrosur qindra trupa! Viktimat me shenja torturash

09/23/2022
in Rajoni & Bota
Ukraina thotë se në Izjum janë zhvarrosur qindra trupa! Viktimat me shenja torturash
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shefi ushtarak i rajonit ukrainas të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se 436 trupa, përfshirë 30 me shenja të torturës, u zhvarrosën nga një varrezë masive pranë qytetit lindor të Izjumit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Forcat ukrainase së fundi kanë rimarrë kontrollin e Izjumit.

Synyehubov tha më 23 shtator se shumica e trupave kishin shenja të vdekjes së dhunshme.

“Disa trupa kishin litar përreth qafës, duar të lidhura, gjymtyrë të thyera dhe kishin edhe shenja të djegies. Disa burrave u ishin prerë organet gjenitale. Të gjitha këto janë tregues të torturës që pushtuesi ka kryer ndaj banorëve të Izjumit. Shumica e trupave ishin të civilëve, 21 të personelit ushtarak”, shkroi Synyehubov në rrjetin social Telegram.

Ai po ashtu tha se të paktën tri varreza të tjera masive janë zbuluar në Izjum, dhe të tjera në rajonin e Hersonit, duke shtuar se operacionet për këtë çështje ende po vazhdojnë.

Zbulimi i varrezës masive dhe dëshmive të torturës në Izjum, disa ditë pasi kontrolli i këtij qyteti u mor nga forcat ruse pas ofensivës së suksesshme të Ukrainës, kanë tronditur ukrainasit dhe komunitetin ndërkombëtar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se këto zbulime janë dëshmi e krimeve të luftës.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit, Rusia ka mohuar se shënjestron civilët dhe pretendimet se forcat e saj po kryejnë krime lufte, i ka quajtur shpifje.

Related

Tags: Izjum Ukraina zhvarrosur
Previous Post

Arrestuan mjekun teksa merte ryshfet, reagon gazetari Senja: 60 mijë lekë pagë, turp që e degjeneroni…

Next Post

Nga mashtrimi para duelit te himni në Krime, rrëfimi special i Kreshnik Qatos: Ju tregoj karrierën time

Lajme të ngjashme

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

by redaktor2
05/06/2025
0

Nga Bundestagu në rezidencën presidenciale Bellevue – e pastaj nga Bellevue në Bundestag: këto janë stacionet në zgjedhjen e kancelarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialog…
  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.