• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

IGJEUM dhe Ministria e Mbrojtjes japin alarmin për përkeqësimin e motit, ja cilat bashki do të rrezikohen nga përmbytjet

09/25/2022
in Slider, Te tjera
IGJEUM dhe Ministria e Mbrojtjes japin alarmin për përkeqësimin e motit, ja cilat bashki do të rrezikohen nga përmbytjet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Bazuar në këto të dhëna, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme duke paralajmëruar vaçanërisht popullatën në ato zona, ku parashikohet që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

Agjencia e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave të pushtetit vendor të marrin masat e nevojshme për kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese, të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e argjinaturave të lumenjve, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë, të kontrollojnë funksionalitetin e hidrovorëve si dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike dhe burimet njërëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundëshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të jenë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në raste emergjente.

Related

Tags: IGJEUM permbytje qytete
Previous Post

Florida në ankth, furtuna tropikale forcohet ndërsa lëviz drejt SHBA-së dhe Kubës

Next Post

Eko turizëm në lumin Buna, për të mbrojtur natyrën dhe jetën e njeriut

Lajme të ngjashme

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike

by redaktor2
07/01/2025
0

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, ka publikuar një analizë lidhur me sulmin kibernetik të bërë ndaj sistemeve të Bashkisë së...

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

by redaktor2
07/01/2025
0

Prej nëntë vitesh, magjia e filmit udhëton nëpër Shqipëri, duke ndalur në qytete të mëdha e të vogla, duke sjellë...

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

by redaktor2
07/01/2025
0

Pas një karriere 20-vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë, prej të cilave 12 vite si Drejtoreshë e Komunikimit, Manjola Zeka, ka...

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

by redaktor2
07/01/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video në rrjete sociale, përmes të cilës shfaq transformimin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike
  • “Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit…
  • Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse…
  • Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi
  • Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve onlin…
  • “Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.