• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Padrejtësia më e madhe është të pretendosh se ke drejtësi!

09/26/2022
in Opinion
Padrejtësia më e madhe është të pretendosh se ke drejtësi!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gykata Administative në Tiranë nuk habiti askënd sot kur nuk pezulloi urdhërin arbitrar të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur aktivitetin arsimor të një kopështi privat. Arsyetimi: nuk provoni se u është shkaktuar dëm”. Një arsyetim i tillë shkon përtej skenaristëve të filmave horror.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shvjeku do të thoshte: “edhe ky maskarallëk është i domosdoshëm”.

Por cili është koncepti për dëmin i gjyqtarit?

Si është e mund të ngatërrohet e drejta civile (dëmi material dhe/ose moral) me të drejtën administrative (urdhër/vendim i padrejtë)

Çfarë e shtyn një gjyqtar të ketë frikë të vendosë sipas ndërgjegjes së vet profesionale?

Frika?

Në seancën e gjyqit si mjet për të ushtruar presion ishte investuar edhe Avokatura e Shtetit. Çështja është krejt jashtë fushë veprimit të Avokaturës së Shtetit. Por aferim. Avokatët e shtetit gjejnë kohë për të shkuar në sallën e gjyqit për mbylljen e një kopshti fëmijësh?!!

Kur në një çështje kaq të qartë nuk fiton e drejta, por arbitrariteti çfarë mund të presësh nga gjyqtarët në çështje më të komplikuara?

Kur çdo njeri që pyet në rrugë e di shumë mirë pse po mbyllet sot kopshti dhe nesër shkolla, si ndodh që këtë gjë nuk e di gjykatësi?

Nëse do të kishim një gjykatës ideal do të mjaftontin dy pyetje për përfaqësuesit e ministrisë dhe Avokatisë së Shtetit, për të zbuluar motiviet e vërteta të mbylljes së kopshtit: – Sa inspektime kanë zhvilluar në kopshtet e tjera? Në renditjen nga 1 deri 10 çfarë vendi zënë në rang vendi (sipas inspektimeve të mërpashme të vetë ministrisë), kopshti i mbyllur?

Por, duket se gjykata nuk ka qenë e interesuar për të vërtetën, por ka qenë në “siklet” mos i prish punë qeverisë.

Nëse në përballjet mes shtetit dhe institucionet private fiton gjithmonë shteti, nëse në përballjet e biznesit me grupet mjedisore, fiton gjithmonë biznesi, nëse në përballjet mes shtetit dhe individit fiton gjithmonë shteti, nëse në përballjet mes “të fortit” dhe të “dobtit” fiton gjithmonë i forti, atëherë pse na duhen gjykatat?

Ata që vendosin të ikin nga ky vend, nuk ikin se këtu nuk ka mundësi, apo shpresë ikin më shumë nga bindja që në këtë vend “nuk gjen dot të drejtën”.

Drejtësia nuk është një koncept abstrakt, por tejet konkret, është themeli i një shoqërie të lirë.

Kur në një çështje kaq të thjeshtë, gjykata mbyll sytë dhe arsyeton në një mënyrë që do të skuqte edhe Shvejkun, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë se do të vij një ditë që gjykatësi të skuqet nga vendimet që merr vetë.

Forma më e keqë e padrejtësisë, thoshte Platoni, është të pretendosh se ke drejtësi.

Related

Tags: padrejtesi drejtesi gjykata
Previous Post

Gazetarja rrëfen përvojën e udhëtimit në Ekuador: Rreth 300 trafikantë shqiptarë! Si i korruptonin policët me 20-30 dollar

Next Post

Çfarë ndodhi? Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj përfundojnë në ‘Shihemi në Gjyq’

Lajme të ngjashme

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

by redaktor2
07/04/2025
0

NGA AGRON GJEKMARKAJ Kronikë e ditës së fundit të legjislaturës dhe posteve që po ndahen! Gjatë në kujtesën e miletit do...

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

by redaktor2
06/22/2025
0

Avokat Alban Duraj Më 11 maj 2025 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës...

Në kohën kur e drejta është “jashtë mode”.

Në kohën kur e drejta është “jashtë mode”.

by redaktor2
06/13/2025
0

Nga Edlira Devolli Leka Shoqëria e sotme duket sikur ka zgjedhur të ecë përpara duke lënë pas vlerat. Jetojmë në...

Kur gjuha politike harron njerëzimin

Kur gjuha politike harron njerëzimin

by redaktor2
04/23/2025
0

Nga Edlira Devolli  Kur gjuha politike harron njerëzimin. Edi Rama, autizmi nuk është fyerje. Është dhimbje. Është jetë. Është sfidë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.