• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Bashkia e Tiranës dhe komuna e Kristiansand në Norvegji bashkëpunim përmes të rinjve, Veliaj: Program shkëmbimi eksperiencash për të rinjtë

09/28/2022
in Politikë, Slider
Bashkia e Tiranës dhe komuna e Kristiansand në Norvegji bashkëpunim përmes të rinjve, Veliaj: Program shkëmbimi eksperiencash për të rinjtë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Bashkia e Tiranës dhe komuna Kristiansand në Norvegji do të bashkëpunojnë për projekte vullnetare për të rinjtë e të dyja vendeve dhe vendosjen e urave të ndërveprimit mes dy qyteteve.]

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një delegacion norvegjez, i përbërë nga drejtues të partive politike në këtë vend, përfaqësues organizatash dhe projektesh vullnetare ndërkombëtare, u prit edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Kristiansand është një qytet i rëndësishëm në Norvegji, që ka përqafuar një komunitet të jashtëzakonshëm shqiptarësh, rreth 1000, të cilët jetojnë e punojnë aty. Për sa kohë që 165 kombësi jetojnë në harmoni edhe në një qytezë më të vogël se Tirana, do të thotë se formula funksionon: Njerëzit mund të bashkëjetojnë, të përfitojnë nga kulturat e njëri-tjetrit, të bëjnë përpara së bashku. Ndaj, më vjen mirë që kemi një program shkëmbimi mes të rinjve vullnetarë,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shfrytëzoi këtë takim për të shprehur edhe nevojën e një ambasade të Norvegjisë në Tiranë.

“Ne duhet të kemi një ambasadë të Norvegjisë në Tiranë dhe ka ardhur koha ta konsiderojmë këtë vendim. Kushdo që është i rëndësishëm në rajonin tonë, është në Tiranë, prandaj nëse doni të jeni të rëndësishëm, siç është Norvegjia e rëndësishme në Shqipëri, me shumë investime strategjike në rrjetin tonë energjetik, besoj se edhe nga ana politike ka ardhur koha të kemi një përfaqësi diplomatike të Norvegjisë në Tiranë. Unë do loboj, por me shpresë loboni edhe ju sepse besoj se mund ta bindim qeverinë në Oslo, që të kemi një mision përfaqësues edhe për faktin se kemi një urë fantastike bashkëpunimi të diasporës shqiptare. Për sa kohë që shoqëria jonë është kaq fort e lidhur, është vetëm çështje kohe që edhe diplomacia dhe politika ta noterizojnë këtë lidhje”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, zv/Kryetari i Komunës së Kristiansand, Erik Rostoft, u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar edhe në projekte të tjera të rëndësishme.

“Është kënaqësi të jemi këtu në Tiranë dhe të përjetojmë mikpritjen tuaj. Po shohim se ka shumë fusha në të cilat mund të bashkëpunojmë. Edhe Norvegjia është një vend i vogël po ashtu, por ne vlerësojmë metodat tona të dialogimit dhe mendoj se mund të bashkëpunojmë me njerëzit këtu më së miri. Aktualisht po punojmë për “një qytet për të gjithë” dhe mendojmë se ky është një koncept i mirë për t’u përcjellë edhe në Shqipëri. Ne do të ndajmë me ju eksperiencën tonë dhe do të përpiqemi t’ju ndihmojmë në këtë drejtim. Gjithashtu, u njohëm me çështje dhe nisma interesante në vendin tuaj. Le të shpresojmë se ky është vërtet fillimi i një miqësie të mirë dhe që gjithashtu të bëjmë gjëra së bashku, për ta bërë të ardhmen sa më të mirë,” deklaroi Rostoft.

Kjo nisma e zhvilluar prej më shumë se dy vitesh kulmon në vitin ku Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë nën zbatimin e Organizatës “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare” me mbështetje të Kongresit Rinor Kombëtar.

Related

Tags: Bashkia Tiranes Erjon Veliaj
Previous Post

E vërteta qëndron ndryshe! Ja me kë do ta bashkëprezantojë Bora Zemani “Dancing With The Stars” në vend të Donald Veshaj

Next Post

A do e bëje një tatto për Sarën? Reagon Dj Pm…

Lajme të ngjashme

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike

by redaktor2
07/01/2025
0

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, ka publikuar një analizë lidhur me sulmin kibernetik të bërë ndaj sistemeve të Bashkisë së...

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

by redaktor2
07/01/2025
0

Prej nëntë vitesh, magjia e filmit udhëton nëpër Shqipëri, duke ndalur në qytete të mëdha e të vogla, duke sjellë...

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

by redaktor2
07/01/2025
0

Pas një karriere 20-vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë, prej të cilave 12 vite si Drejtoreshë e Komunikimit, Manjola Zeka, ka...

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

by redaktor2
07/01/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video në rrjete sociale, përmes të cilës shfaq transformimin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike
  • “Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit…
  • Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse…
  • Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi
  • Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve onlin…
  • “Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.