• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ndodh kur nuk mbyll ndeshjet”, Asllani komenton mungesën në Kombëtare: Jam i ri, kështu janë gjërat

09/29/2022
in Sport
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kristjan Asllani ka qenë një mungesë e rëndësishme në radhët e kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Islandës, ku trajneri Reja e mbajti në pankinë gjatë 90 minutave. “Corriere Dello Sport” insiston se kjo ka ardhur me kërkesën e Interit, ndërsa vetë futbollisti për “Tuttosport” ka deklaruar se ishte zgjedhje teknike, në një intervistë ku ka folur edhe për situatën e tij në klubin zikaltër.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Mëkat pasi që në fillim ishim në superioritet numerik, me një lojtar më shumë në fushë. Të vjen keq që nuk erdhi fitorja, por ndodh kur nuk mbyll ndeshjet, kështu është situata.

Isha jashtë për zgjedhje teknike, ndodh. Jam një djalë i ri, kështu janë gjërat, e rëndësishme do të ishte të kishim fituar ndeshjen dhe as kjo nuk ndodhi, mëkat.

I freskët për Interin? Sigurisht, kam qenë gjithmonë në dispozicion të trajnerit ndaj do të jem në dispozicion edhe të shtunën. Më shumë hapësira? Të shohim. Mëkat që humbëm Marcelo, është lojtar thelbësor për ne. Por nëse do të vijë radha ime, unë jam gati. Do të mundohem që të jap maksimumin.

Tani duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Kemi ndeshjen shumë të vështirë ndaj Romës, një skuadër e fortë. Të shohim çfarë del nga ajo. Por duhet të luajmë me çdo kusht për tre pikët.

Në prag-kampionat jam stërvitur mirë dhe kam luajtur disa ndeshje, duke dhënë maksimumin kur zbrisja në fushë, si gjithmonë. E përsërit atë që kam thënë më parë, kur të vijë momenti im do të jem i gatshëm dhe i lumtur.

Titulli? Padyshim që e mendojmë, luajmë për të. E dimë që duhet të luajmë për të fituar edhe ndaj Barcelonës, por do të mendojmë për të kur të vijë java e Ligës së Kampioneve dhe ajo ndeshje. Tani e rëndësishme është Roma. Kemi në mendje vetëm ndeshjen e të shtunës ndaj verdhekuqve”, tha ndër të tjera Asllani në intervistën e tij.

Related

Tags: #sport #vip #instagram
Previous Post

Rama mbledh nesër kryebashkiakët, në fokus të takimit menaxhimi i mbetjeve (AXHENDA)

Next Post

Tirana “zhduk” titullarët e sfidës së Elbasanit/ Kampionët, gjysma e skuadrës mungon nga derbi i fundit

Lajme të ngjashme

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

by redaktor2
06/10/2025
0

Largimi i Armando Brojës nga Çelsi shikohet si diçka e sigurt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shfaqet në planet e...

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

by redaktor2
06/10/2025
0

Shqipëria luan këtë të martë transfertën e Letonisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola ndaj Serbisë dhe...

“Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani: Mendjen te Letonia, kemi ndeshje të vështirë

“Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani: Mendjen te Letonia, kemi ndeshje të vështirë

by redaktor2
06/09/2025
0

Me objektivin e vetëm fitoren, Shqipëria luan të martën në mbrëmje ndaj Letonisë, sfidën e radhës kualifikuese të Botërorit. Para...

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

by redaktor2
06/07/2025
0

Ansi Agolli, njëri nga protagonistët e mbrëmjes famëkeqe të Beogradit, ka folur për emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania” për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.