• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Lejuan ndërtimin e pallatit të Lul Morinës dhe objekte të tjera pa leje në Farkë, pezullohen 4 zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë, mes tyre shefi Bujar Mehmeti

09/30/2022
in Kronikë, Slider
Lejuan ndërtimin e pallatit të Lul Morinës dhe objekte të tjera pa leje në Farkë, pezullohen 4 zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë, mes tyre shefi Bujar Mehmeti
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë, duke përfshirë këtu lejimin e ndërtimit të pallatit 9-katësh të Lul Morinës që u sekuestrua nga Qeveria.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Mes të pezulluarve të 30 ditë është edhe Bujar Mehmeti, shef i komisariati nr. 1. AMP ka marrë masën e pezullimit edhe ndaj Nazmi Karecit, polici që mbikëqyr zonën, Alban Ramës, inspektori i krimeve që mbulon zonën si dhe Flamur Sulës, shef i Postës Farkë. Vendimi ka ardhur një ditë pasi, Agjencia e Mbikqyrjes së Policisë ka nisur një hetim për shkelje të rëndë, duke vënë në shënjestër 4 punonjës të policisë, pasi dyshohet se në mënyrë të qëllimshme nuk kanë marrë masa për parandalimin e paligjshmërisë.

Një vendim i tillë i AMP vjen pas Vendimit të qeverisë për operacionin kundër ndërtimeve pa leje, i cili nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës. Kujtojmë se deri tani përmes operacionit kundër ndërtimeve pa leje është bërë publik sekuestrimi i dy objekteve. Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Dje është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’. Kompania e ndërtimit ka vendosur që pas sekuestrimit nga Qeveria si rezultat i Aktit të fundit Normativ kundër ndërtimeve pa leje, t’ia dhurojë këtë sipërfaqe shtetit. Rama ka thënë përmes një videomesazhi se 4646 m2 të ndërtuar pa leje në qendër të Tiranë do përdoren sipas ligjit për interes publik.

Related

Tags: qeveria komisariati 1 bujar mehmeti
Previous Post

Putin shpall aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Shqipëria: Nuk e njohin, referendume të rreme e të dënueshme! Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Next Post

Kontrollohet shtëpia e shoferit të Ardi Veliut, SPAK gjen flori të padeklaruar dhe laptopin e vjedhur të një politikani të lartë

Lajme të ngjashme

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike

by redaktor2
07/01/2025
0

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, ka publikuar një analizë lidhur me sulmin kibernetik të bërë ndaj sistemeve të Bashkisë së...

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

by redaktor2
07/01/2025
0

Prej nëntë vitesh, magjia e filmit udhëton nëpër Shqipëri, duke ndalur në qytete të mëdha e të vogla, duke sjellë...

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse të gjithëve

by redaktor2
07/01/2025
0

Pas një karriere 20-vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë, prej të cilave 12 vite si Drejtoreshë e Komunikimit, Manjola Zeka, ka...

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

by redaktor2
07/01/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video në rrjete sociale, përmes të cilës shfaq transformimin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ AKSK publikon analizën teknike
  • “Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit…
  • Pas 20 vitesh, dorëhiqet Drejtoresha e Komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë, Zeka: I jam mirënjohëse…
  • Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi
  • Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve onlin…
  • “Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.