Një ngjarje e rrallë ka ndodhur të shtunën e 1 tetorit në bashkinë Klos. Një grua rreth të 50-tave është kafshuar nga gomari.
Ky kafshim ka rezultuar me dëme të pariparueshme për fytyrën dhe trupin e gruas fatkeqe.
Ajo është dërguar menjëherë me autoambulancë në spitalin e Burrelit, dhe më pas për një trajtim më të specializuar është dërguar drejt Tiranës.
Raportohet se gomari i ka kafshuar fytyrën me dëmtime të mëdha, por edhe krahët e pjesë të tjera të trupit.
Aksident te Rruga e Arbërit/ Humbi kontrollin e automjetit, plagosen dy persona
Një aksident ka ndodhur pak më parë në Rrugën e Arbërit ku një 32-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin dhe...