• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Putin anekson 4 rajone të pushtuara! Shqipëria dhe SHBA rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse! Moska vë veton, Kina abstenon, 10 vota pro

10/01/2022
in Aktuale, Rajoni & Bota
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin nisi procesin e aneksimit të pjesëve të Ukrainës duke thënë se ai do të nënshkruante ligje për t’i absorbuar ato pavarësisht dënimit ndërkombëtar dhe për të mbrojtur rajonet e reja të inkorporuara duke përdorur “të gjitha mjetet në dispozicion”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një fjalim që i parapriu një ceremonie të nënshkrimit të traktatit për t’i bërë katër rajone të Ukrainës pjesë të Rusisë, Putin paralajmëroi se vendi i tij nuk do të hiqte kurrë dorë nga zonat e pushtuara dhe do t’i mbronte ato si pjesë e territorit të tij sovran.

Ceremonia vjen tre ditë pas përfundimit të “referendumeve” të orkestruara nga Kremlini për bashkimin me Rusinë, të cilat u hodhën poshtë nga Kievi dhe Perëndimi bazuar në gënjeshtra.

Shqipëria dhe aleati i saj kryesor SHBA kanë paraqitur një rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse, mirëpo ajo “dështoi” për shkak se Rusia ka vendosur veton e saj. Përfaqësuesi i Moskës votoi kundër, e ndërsa Kina abstenoi së bashku me Brazilin, Indinë dhe Gabonin. Në total pro mocionit të paraqitur nga SHBA dhe Shqipëria pati 10 vota.

Nga ana tjetër, Putin i kërkoi Ukrainës që të ulet për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve shtatë mujore që filluan kur udhëheqësi rus urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën. Ai tha se autoritetet ukrainase duhet “të trajtojnë me respekt” rezultatet e njëanshme të votave të menaxhuara nga Moska dhe paralajmëroi ashpër se Rusia nuk do të dorëzonte kurrë kontrollin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Mirëpo, lideri ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se mund të negociojë vetëm me një president tjetër rus, dhe jo me Vladimir Putin. Ndërsa sot, teksa Rusia shpalli aneksimin e 4 rajoneve, ushtria e saj vijonte sulmet. Në orët e para të mëngjesit, raketat ruse goditën Zaporizhzhian, ku 30 persona humbën jetën, ndërsa 88 të tjerë mbetën të plagosur.

Related

Tags: rusia shba rama ukrain
Previous Post

Rama: Si shpëtuan ‘Syrin e Tiranës’ të korruptuarit e drejtësisë, s’lëvizën për të sekuestruar mijëra metra katrorë pa leje! Kallëzimi u bë nga IKMT që në korrik

Next Post

Merrni kontrollin mbi fatin tuaj… horoskopi për ditën e sotme

Lajme të ngjashme

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

by redaktor2
06/13/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga projektet...

“Spiun i komunizmit me pseudonimin Llulla” – Frrok Çupi padit Ilir Demalian: U përdor nga Grida Duma…

“Spiun i komunizmit me pseudonimin Llulla” – Frrok Çupi padit Ilir Demalian: U përdor nga Grida Duma…

by redaktor2
06/12/2025
0

Gazetari dhe opinionisti i njohur Frrok Çupi ka dërguar përballë drejtësisë një shpifjeje të rëndë publike, që sipas tij ka...

Kush është gjyqtarja që kryeministri Rama e cilësoi si “Shvejkun” e sistemit të drejtësisë

Kush është gjyqtarja që kryeministri Rama e cilësoi si “Shvejkun” e sistemit të drejtësisë

by redaktor2
06/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama reagoi i zhgënjyer pasi Gjykata e Tiranës vendosi të rrëzojë padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.