Zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje gjatë operacionit që zhvilloi Komisariati nr 4 në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Sipas burimeve, të futura nëpër thasë dhe të fshehura në një gropë me shkurre pranë një blloku pallatesh, u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh. Rreth 150 krehëra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm, 92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit. Pjesë armësh automatike, 1 tytë mitralozi, 2 pajisje optike për armët. U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin anglez,e 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare. Armët dhe municionet luftarake janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale. Gjatë operacionit nuk është arrestuar asnjë person dhe po punohet për të identifikuar poseduesit që i fshehën armët aty.
Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
Java Kulturore Franceze këtë vit vjen me një edicion të veçantë në Korçë. Nga data 14 deri më 24 qershor,...