• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Studimi: Depresioni dhe vetmia plakin më shpejt se duhani

10/25/2022
in Te tjera
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ndjenja e pakënaqësisë, dëshpërimit apo vetmisë, mund të përshpejtojë proceset e plakjes më shumë sesa pirja e duhanit apo edhe disa sëmundje. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndërsa të gjithë njerëzit kanë një moshë bazuar në datën e lindjes – pra “moshën e tyre kronologjike” – ata kanë gjithashtu atë që njihet si “moshë biologjike”, bazuar në plakjen e funksioneve të trupit, e ndikuar nga gjenetika, mënyra e jetesës dhe faktorë të tjerë.

Më herët studimet sugjeronin se sa më e madhe të jetë mosha biologjike, aq më i madh është edhe rreziku i sëmundjeve të ndryshme si dhe i vdekjes. Tani studiuesit thonë se kanë krijuar një model dixhital të plakjes, duke zbuluar rëndësinë që në këtë proces shëndeti psikologjik.

“Trupi dhe shpirti juaj janë të lidhur me njëri-tjetri. Ky është mesazhi ynë kryesor”,- thotë Fedor Galkin, nja nga bashkautorët e studimit dhe shkencëtari kryesor në kompaninë  DeepLongevity me seli në Hong Kong.

Duke shkruar në revistën “Aging-US”, studiuesit e DeepLongevity, Universitetit të Stenfordit dhe Universitetit Kinez i Hong Kongut, përshkuan se si ndërtuan një “orë të plakjes”, bazuar në të dhënat e mbledhura nga 4.846 të rritur në vitin2015 si pjesëe programit China Health and Retirement Longitudinal Study (CHARLS).

Ai përfshinte 16 biomarkera të gjakut, me nivelet e kolesterolit dhe glukozës, gjininë e pjesëmarrësve dhe informacione të tilla si presioni i gjakut, indeksi i masës trupore (BMI)dhe matjet e funksionit të mushkërive. Më pas ekipi krahasoi moshën kronologjike të individëve me modelin që i përshtatej moshës të tyre.  Rezultatet sugjeruan një ndryshim prej gati 5.7 vjetësh mbi ose nën moshën e vërtetë të pjesëmarrësit.

Ekipi zbuloi se kur modeli u aplikua në të dhënat e CHARLS tek 2.617 të rritur kinezë të tjerë me sëmundje të lidhura me moshën, ata që kishin një histori të goditje nëtru, sëmundje të mëlçisë dhe të mushkërive, ishin më të moshuar sesa 4.451 të rritur të shëndetshëm të krahasuar me ta sipas moshës kronologjike, gjinisë dhe zonës së banimit.

Efekti mesatar i këtyre kushteve, nuk i shtoi më shumë se 18 muaj moshës së parashikuar. Por ekipi gjeti ndikime të tjera në ritmin e plakjes. “Ne vërtetuam se faktorët psikologjikë, si ndjenja e pakënaqësisë apo të qenit i vetmuar, i shtojnë deri 1.65 vjet moshës biologjike të dikujt”- shkruajnë ata.

Galkin thekson se kujdesi për shëndetin psikologjik, është mekanizmi më i mirë që mund të keni për të ngadalësuar ritmin e plakjes. Ndërkohë ekipi raportoi se njerëzit që pinë duhan parashikohet të jenë 15 muaj më të moshuar se sa bashkëmoshatarët e tyre që nuk pinë duhan.Ndërsa të qenit i martuar, e ul me rreth 7 muaj moshën biologjike.

Ndërkaq, njerëzit që jetojnë në zonat rurale, parashikohet të jenë pothuajse 5 muaj më të moshuar sesa bashkëmoshatarët e tyre urbanë. Studiuesit shpresojnë që të kuptuarit e moshës biologjike mund të çojë në ndërhyrje të reja për ta zgjatur jetën.

Related

Previous Post

Qeveria nuk njeh krizë, 30 milionë lekë tender për arredimin e zyrave të Kuvendit

Next Post

Acromax zbulon klikimet false tek ‘Kënga Magjike’, reagon Ardit Gjebrea

Lajme të ngjashme

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

by Admin
04/09/2025
0

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar...

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

by redaktor2
03/31/2025
0

Nga mbulesat e akullit polare deri te ujërat e butë, fokat banojnë në oqeanet në mbarë botën, nga Arktiku në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialog…
  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.