• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

NDIHMOI SHQIPTARËT NË ‘91 / KOMUNITETI SHQIPTAR NË BOLONJA, KONTRIBUT HUMANITAR NË SHENJË MIRËNJOHJEJE NDAJ KARDINALIT MATTEO ZZUPI

11/29/2022
in Slider, Sociale
NDIHMOI SHQIPTARËT NË ‘91 / KOMUNITETI SHQIPTAR NË BOLONJA, KONTRIBUT HUMANITAR NË SHENJË MIRËNJOHJEJE NDAJ KARDINALIT MATTEO ZZUPI
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

110-vjetori i Pavarësisë së Shtetit shqiptar, është festuar në një mënyrë krejt të veçantë në Bolonja të Italisë, ku komuniteti shqiptar në këtë rajon, ai arbëresh, së bashku me autoritetet vendase, u bënë bashkë në një ceremoni festive, ku morën pjesë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar italian, përfaqësues të lartë të Vatikanit, drejtuesit më të lartë lokal dhe qytetarë të shumtë. Në këtë ditë të shënuar, u inaugurua rruga që lidhëse me Villën “Palavicini”, qendrën humanitare të drejtuar nga kardinali Matteo ZZuppi. Ky investim është i komunitetit shqiptar në Bolonja, i përfaqësuar nga shoqata shqiptare “Korabi”. Investimi i rëndësishëm, si në vlerë materiale, ashtu edhe në simbolikën e çmuar, vjen si shenjë mirënjohjeje e shqiptarëve që jetojnë në këtë kryeqendër të vendit fqinj, ndaj kontributit të hershëm dhe të vazhdueshëm të Kardinalit ZZupi për shqiptarët që zbarkuan në jugun e Italisë, pas rënies së murit të diktaturës. Në qendrën e drejtuar nga Kardinali, gjejnë mbështetje mijëra persona në nevojë, mes tyre dhe shumë shqiptarë.
Rruga e rikonstruktuar falë investimit të shqiptarëve, ka të gdhendur në të, shqiponën dykrenare, portretet e figurave embleme të shqiptarëve si Skënderbeu dhe Nënë Tereza, apo edhe të Kardinalit shqiptar, Ernest Troshani, pamjen e anijes Vlora, si memorial i vuajtjes së shqiptarëve, por edhe i mikpritjes së fqinjëve në anën tjetër të Adriatikut.
Drejtuesi e shoqatës Korabi Astrit Poti, në emër të komunitetit shqiptar të pas 90-ës dhe atij arbëresh foli për rëndësinë e marrëdhënieve italo-shqiptare dhe mikpritjen që u është bërë emigrantëve në këto 3 dekada, ndërsa zyrtarët italianë vlerësuan integrimin e shqiptarëve në thuajse çdo nivel përfaqësimi.
Në ceremoni mori pjesë zv.ministri italian i Infrastrukturës, Galeazzo Bignami, presidenti i rajonit të Emilia Romania, Stefano Bonaccini, vet miku i shqiptarëve, kardinali ZZupi, presidenti I fondacionit “Gesu Divino”, Don Massimos Vacchetti dhe zyrtarë të tjerë lokalë. Thuajse të gjitha mediat italiane e pasqyruan këtë aktivitet që ushqen raportet shumë të mira mes dy popujve dhe dy shteteve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Kardinali Itali ndihme
Previous Post

“Mund të më quani idealist të sëmurë por…”, Gazetari Marin Mema ndan mesazhin e veçantë për 110-vjetorin e pavarësisë

Next Post

Cila ka thyer rekord spektatorësh? Dua Lipa dhe Rita Ora në një ‘betejë virtuale’

Lajme të ngjashme

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

by redaktor2
07/15/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit....

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

by redaktor2
07/15/2025
0

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.