Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030 ishte në qendër të diskutimit mes Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe vajzave dhe grace sipërmarrëse.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit nënvizon se synimi është promovimi dhe fuqizimi i rolit të gruas në.
“Me vajzat dhe gratë sipërmarrëse vijuam konsultimin publik për përmirësimin e draft Strategjisë së Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030!
Synimi im është që të promovoj dhe fuqizoj rolin e gruas në sipërmarrje, duke ofruar më shumë mundësi dhe lehtësira për pjesëmarrje aktive dhe te suksesshme ne krijimin dhe menaxhimin e startup-eve!
Çdo mendim dhe sugjerim është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të një mjedisi më inovativ dhe mbështetës për sipërmarrjen”, u shpreh Ibrahimaj.
Konsultimi publik për Strategjinë do të vazhdojë të jetë i hapur deri në fund të muajit prill.
Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Veliaj: Do jetë një vit suksesi, turistët do të njohin një qytet plot art dhe kulturë”
Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe...