• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Jaka-sipërmarrësve: Të bëjmë një prindërim të mirë, për një të ardhme më të ndritur! Të ndalim ikjen e punëtorëve

12/06/2024
in Ekonomi, Slider
Jaka-sipërmarrësve: Të bëjmë një prindërim të mirë, për një të ardhme më të ndritur! Të ndalim ikjen e punëtorëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në 128 vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Kryetari Nikolin Jaka përçoi disa mesazhe të rëndësishme. Ai u ndal në një analizë të detajuar të punës së bërë përgjatë 2024 nga DHTIT-ja, duke nisur nga Forumet e Biznesit, B2B, trajnimet me qëllim zhvillimin e aftësive dhe kualifikimit profesional, projekteve të shumta në shërbim të sipërmarrjes private, ku tashme DHTIT-ja është një partnere e besuar e Bashkimit Europian. E në fund, lobimi dhe advokimi me qëllim mbrojtjen e interesave të biznesit.
Në kuadër të kësaj, Jaka pati dhe një thirrje për qeverinë shqiptare dhe në veçanti për Ministrinë e Ekonomisë.
“Një thirrje e sinqertë për qeverinë Shqiptare dhe në veçanti për MEKI-in për të krijuar tryezat e punës me eksperte të përbashkët administrate publike dhe administratën e sipërmarrjes private, duke qenë i bindur se vetëm bashkëpunimi dhe bashkërendimi mundëson rezultatet duhura”, tha Jaka.
Kryetari i DHTIT-së këmbënguli se sipërmarrja shqiptare duhet të bëjë më shumë përpjekje për të kaluar “sfidën e shekullit”, atë të mungesës së kapitalit human.
“Një mesazh për ne sipërmarrjen private, duhet të keni strategji të detajuara për të mbajtur kapitalin human në Shqipëri, duhet të keni strategji të detajuara për të bindur kapitalin human që ne i paguajmë siç duhet, që ata e meritojnë të paguhen, por edhe t’i ndërgjegjësojmë për përgjegjësinë që kanë që të jenë sa më profesional, sa më kompetent dhe sa më të aftë për të ndikuar në ekonominë e vendit tonë dhe kjo është sfida e shekullit sepse kapitali human sot është i brishtë dhe sipërmarrja shqiptare nuk e ka kuptuar. Ne nuk duhet të presim kurrë nga qeveria lëvizjen e pagës minimale, sepse në sipërmarrjen private nuk duhet të njihet paga minimale e përcaktuar nga qeveria, ne duhet të jemi një hap përpara dhe duhet të shohim konkurrencën, rajonale dhe pse jo konkurrencën globale”, tha Jaka.
Në fund, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë ku një 14-vjeçar u vra pas shkollës nga një bashkëmoshatar i tij, Jaka e mbylli fjalimin e tij me një lutje për të gjithë sipërmarrësit.
“Një thirrje për të gjithë ne, do ju lutesha të gjithë sipërmarrësve që të bëjnë një prindërim të mirë dhe të kujdesshëm për fëmijët e tyre, jam i bindur që nga ngjarjet e fundit, por jo vetëm, kushdo prej nesh mund të ishte prind i atij fëmijë, kushdo prej nesh mund të ishin prind të atyre fëmijëve që janë viktima, prandaj ne duhet t’i përkushtohemi familjes, nëse është e pamundur që qeveria shqiptare të heq rrjetet sociale, të paktën ne duhet të bëjmë punën tonë, në shtëpinë tonë, duhet të krijojmë mekanizma të tilla që fëmijët të jenë afër familjes. (…), le të fillojmë pa pritur ngjarjen e radhës”, përfundoi fjalimin e tij kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: 128 vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe IndustrisëNikolin Jaka
Previous Post

Babai i Martinit takohet me Luisin, momenti prekës: Ti je fëmija im

Next Post

Tabaku: Shteti nuk ndërtohet me gjoba dhe dhunë, por me drejtësi dhe barazi për të gjithë

Lajme të ngjashme

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

by redaktor2
07/15/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit....

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

by redaktor2
07/15/2025
0

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.