• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Këshilli Drejtues i RTSH pezullon procesin për drejtorin e ri

01/30/2025
in Aktuale, Slider
Këshilli Drejtues i RTSH pezullon procesin për drejtorin e ri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vendosi të enjten “që të pezullojë procesin e zgjedhjes së drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTSH-së, deri pas seancës dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vendimi i votuar nga shumica e anëtarëve, sipas dokumentit të publikuar nga RTSH, u mor një ditë pasi Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Median i kërkoi urgjentisht që të pezullonte këtë proces me akuzat se ky këshill ka shkelur ligjin në procedurat e ndjekura.

Me konsensus mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës, Komisioni vendosi që të thërrasë në një seancë llogaridhënie anëtarët e këshillit drejtues të RTSH-së për problematikat e konstatuara në procedurat përzgjedhëse për drejtorin e ri.

Kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa paralajmëroi nisjen e procedurës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues nëse ky këshill do të refuzonte kërkesën për ndërprerje të procesit, të cilin ajo e cilësoi në shkelje të ligjit.

Në 27 janar, Këshilli Drejtues me shumicë votash skualifikoi nga gara 3 nga 5 kandidatët për drejtor të përgjithshëm të RTSH-së me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

Procedura e votimit u cilësua i paligjshëm edhe nga kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo , i cili paralajmëroi ankimin e tij në organet e drejtësisë.

Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nisi 6 muaj pasi dha dorëheqjen drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza.

Related

Tags: DrejtorKeshilli DrejtuesPezullonRTSH
Previous Post

Detaje nga ngjarja në spitalin e Korçës/ Pacienti tentoi t’i vinte flakën vetes dhe repartit të dializës me benzinë, shkak sherri me mjekët për…

Next Post

Pas daljes nga BBVK, reagon Xheneta: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.