• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Procesi i primareve, PD me njoftim zyrtar: Kanë votuar 50,854 anëtarë! Ja kur do të publikohen rezultatet finale

03/02/2025
in Politikë, Slider
Procesi i primareve, PD me njoftim zyrtar: Kanë votuar 50,854 anëtarë! Ja kur do të publikohen rezultatet finale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Partia Demokratike, ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me procesin e primareve të mbajtura dje në çdo degë të PD-së për Kuvendin e 11 majit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

PD njofton se kanë votuar 50,854 anëtarë dhe se rezultatet finale të KOKOE publikohen vetëm pas verifikimit te materialeve origjinale zgjedhore.

Njoftimi i PD:

Duke ju përgjigjur interesit të madh të mediave por edhe të kandidatëve apo anëtarëve të PD, KOKOE njofton:

  1. Në datë 1 mars u organizuan zgjedhje për Primare 2025 për Kuvendin e 11 Maj
  2. Procesi i primareve u organizua në të gjitha degët e PD.

Votimi filloi në orën 8.00 dhe u mbyll pothuajse në të gjitha Qendrat në orën 18.00. Në disa Qendra votimi vijoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë.

  1. Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe në respekt të rregulloreve dhe udhëzimeve te KOKOE.
  2. Pjesëmarrja në votimet për Primare ka qenë më e larta ndër zgjedhjet e organizuara nga ndonjë parti politikë në Shqipëri.

Siç ju kemi njoftuar në kohë reale, numri i votuesve (bazuar në të dhënat paraprake të ardhura në formë elektronike pranë KOKOE) është: 50,854

Procesi i numërimit të votave i cili, përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte i hapur për mediat dhe gazetarët, gjerësisht i transmetuar LIVE, dhe u zhvillua në mënyrë të përqendruar në qendrat e qarqeve, në prezencë të kandidatëve ose përfaqësuesve të autorizuar prej tyre.

Siç përcaktohet në Vendimin e KOKOE Nr. 36, “një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit dërgohet dorazi pranë KOKOE jo më vone se ora 12.00 e datës 2 Mars 2025.

Dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë KOKOE, nga Komisionet e numërimit bëhet deri në orën 13:00 të datës 2 mars”.

  1. KOKOE njofton që pranë saj kanë ardhur pjesa më e madhe e materialeve zgjedhore dhe është në pritje të materialeve që nuk kanë ardhur ende, kjo, shkaktuar edhe nga procesi i zgjatur i numërimit në disa degë.
  2. KOKOE po shqyrton të gjitha materialet zgjedhore e do të publikojë në vijim Vendimet për rezultatin e Primareve në nivel Qarku.
  3. KOKOE bën me dije që dy QV në Tiranë dhe 1 QV ne Vlorë kanë pasur problematika të cilat kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE.
  4. Çdo rezultat konsiderohet paraprak, dhe aty ku mungojnë rezultate QV, konsiderohet jopërfundimtar, deri në vendimin përfundimtar të KOKOE.
  5. KOKOE njofton që po qëndron e mbledhur duke verifikuar materialet zgjedhore sipas radhës së mbërritjes, në mënyrë të pandërprerë.
  6. Rezultatet finale të KOKOE publikohen vetëm pas verifikimit te materialeve origjinale zgjedhore dhe vendimeve të KOKOE për rastet e sipërpërmendura.

Related

Tags: njoftimPDPrimare
Previous Post

‘Grupi i zjarrit’ në Lazarat/ Gjykata e Lartë lë në fuqi 2 burgime të përjetshme për vrasjen e specialit Basha!

Next Post

Fotoja që ngre dyshime: G Bani dhe ish-e dashura suedeze, a i ngjan Danja?

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.