• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë në ditën e lindjes! Këngëtarja shkëlqen me pamjen dhe barkun e rrumbullakosur

04/16/2025
in Showbiz
E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë në ditën e lindjes! Këngëtarja shkëlqen me pamjen dhe barkun e rrumbullakosur
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e rrumbullakosur.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

E veshur me një fustan të kuq deri tek këmbët me fjongo nga pas dhe flokët e lidhura bisht, Dafina ka shkëlqyer teksa mban duart tek barku i cili bie menjëherë në sy.

Krahas fotove të publikuara, në të cilat ajo ka pozuar në pozicione të ndryshme, Dafina ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje.

“Mirënjohëse për këtë ditëlindje dhe akoma më e emocionuar për atë që do të vijë më pas. Ju faleminderit shumë të gjithëve për urimet më të bukura të ditëlindjes. Këtë do ta kujtoj përgjithmonë!14.04,” shkruan ajo.

Ishte fundi i janarit kur Dafina  dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, me të cilin kurorëzoi dashurinë e saj në martesë tetorin e 2024.

Mirëpo shtatzënia nuk e ka ndaluar Dafinën të shkojë nëpër koncerte, përkundrazi këngëtarja është parë ta shijojë më shumë se kurrë punën e saj në këtë periudhë.

Por duket se komentet e ardhura prej fansave të cilët e kanë kritikuar këngëtaren se pse po vazhdon të punoj klubeve, e kanë bezdisur atë.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka treguar se arsyeja që vazhdon të punojë është pasioni dhe jo paratë teksa shkruan: “E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin” ndërsa thekson se muzika për të ka qenë një terapi e cila e ka ndihmuar të përballet edhe me depresionin.

“Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua-më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit,” shkruan ajo.

Deklarata e plotë:

Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua-më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit.

E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde.

Fatkeqësisht, disa njerëz-sidomos disa burra-nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa piume. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie.

Related

Tags: Dafina Zeqiriset fotografikshtatzene
Previous Post

Partneriteti Shqipëri-Izrael / Ministrat Koçiu dhe Buso nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në Tiranë, zgjerohen fushat e bashkëpunimit në mjekësi

Next Post

Sherr me thika mes disa personave, njëri përfundon në spital! Të përfshirë edhe dy vëllezër. Detajet

Lajme të ngjashme

Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar

Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar

by redaktor2
07/04/2025
0

Pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”, ku fitues u shpall Big Basta, nuk kanë munguar reagimet nga ish-banorët. Një ndër...

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

by redaktor2
07/03/2025
0

Eleni Foureira i dhuroi një natë shpërthyese Teatrit të mbushur plot e përplot në Nicë të mërkurën. Në fakt, një...

“Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?

“Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?

by redaktor2
07/03/2025
0

Këngëtarja Rina Balaj është rikthyer fuqishëm me këngën “Deja Vu”, që po pushton TikTok-un por duket se rrugëtimi nuk ka...

Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!

Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!

by redaktor2
06/28/2025
0

Trajneri dhe bashkëshorti i rekordmenes dhe atletes Luiza Gega, Taulant Stërmasi, i ftuar në emision televiziv, ka folur përpos sportit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
  • Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pank…
  • Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar
  • “Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qor…
  • “Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vi…
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.