Im bir Kastriot Myftaraj ishte 56 vjeç. Nuk e lanë te jetonte me tepër”, kështu shprehet Violeta Myftaraj, nëna e gazetarit të ndjerë Kastriot Myftaraj, i cili ndërroi jetë më 7 korrik të këtij viti në rrethana misterioze. Gjatë një rrëfimi për gazetën “SOT”, nëna e Kastriot Myftarajt flet për herë të parë për hijet e zeza të vdekjes së të birit, ndërkohë që nxjerr detajet që mund të bëjnë kthesën e madhe të ngjarjes, për të cilin ka zërë se nuk është vetëvrarë por është vrarë nga një dorë misterioze. Po ashtu, nëna e publicistit të njohur Myftaraj tregon për gazetën “SOT”, edhe lëvizjet e tij të fundit që ngrejnë dyshimet se është vrarë.
Nëna e Myftarajt tregon si mësoi lajmin e vdekjes së të birit
Për fat të keq, më ra në dorë me shumë vonese gazeta Sot e datës 8 Korrik 2022. Nje ditë pas vdekjes të Kastriot Myftarajt, djalit tim të ndjerë. Gazeta Sot ka qenë e para gazetë qe para 20 vjetësh ka pranuar shkrimet e Kastriotit, kur nuk i pranonte asnjë gazetë tjetër. Ka qenë dhe është nje gazetë e pa anshme. Dua t’ju falenderoj shumë që ju, e kujtuat dhe e nderuat tim bir, duke botuar disa shkrime te dashamirësve te tij. Falenderoj shumë edhe ata që e kanë vlerësuar Kastriotin, duke e shprehur këtë në gazetën tuaj. Aq më tepër që të gjithë vdekjen e Kastriotit nuk e kanë quajtur vetëvrasje , por vrasje. Edhe unë si nënë këtë mendoj. Në këtë kohë të tmerrshme ekzistojnë lloj-lloj mënyrash për të vrarë një njeri. Ka dhe nga ata që të hiqen si miq dhe ta futin thikën pas shpine, por do flas me poshtë për këtë. Ne shkrimet e datës 8 korrik me tërhoqi vëmendjen shkrimi i pronarit te televizionit te Gjirokastrës, i cili e trajton këtë ngjarje me gjerësisht. Nuk po përmend vlerësimet qe jep ai për Kastriotin por e falenderoj pa masë sepse kritikon dhe ata dashakeqes që kanë bërë komente fyese për tim bir edhe pse është i vdekur. Ai i quan ata zemërkatranë. Ai ka përmendur dhe emisionin e fundit te Kastriotit, i cili me habiti dhe mua. Zoti M. thotë: “ Ne emisionin “Ju flet Moska”, tema e fundit e gazetarit ishte: ‘Plan për atentat ndaj një pronari mediatik’, ishte me 17 qershor dhe prej kësaj date analisti nuk ishte shfaqur më në ekran”. Në fakt kjo temë më habiti dhe mua dhe të nesërmen e pyeta Kastriotin se ç’qe ajo temë e tillë që fole mbrëmë, por nuk mora përgjigje. Më dt.18 im bir filloi lejen. Sigurisht lejet i jep administratori. Por megjithatë u gëzova, se bënte 5 emisione në javë dhe kishte nevojë të çlodhej, por më bëri përshtypje, se në atë situatë politike të acaruar, të gjithë vazhdonin punonin edhe në televizionet e tjera. Aq me tepër që Kastrioti nuk mund të rrinte dot pa punë. Kjo ishte natyra e tij. Pra ky qe i vetmi që mori lejen.