Në seancën plenare është miratuar kërkesa e opozitës për mocion me debat me drejtuesin e ERE për energjinë elektrike dhe vendosjen e fashës 800 KW. Pas diskutimeve, mazhoranca tha se opozita bie në kundërshtim, por e marrin në konsideratë kërkesën e një grupi prej 15 deputetësh pasi nuk është përfshirë Sali Berisha. Kreu i grupit parlamentar të PS tha se Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet sa më shpejt që të caktojë datën kur do të thirret drejtuesi i ERE.
Ndër të tjera deputeti i PD, Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.