Që pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi vendet në botë po përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimeve. Vendi ynë ndodhet në një krizë, ku çmimet e karburanteve dhe produkteve të shportës janë rritur ndjeshëm, por mesa duket qeverinë kjo gjë nuk ekziston.
Kuvendi ka hapur një tender për rikonstruksionin dhe arredimin e ambienteve të tij. Fondi shkon deri në 30 milionë lekë. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 27 tetor.
Nuk është hera e parë që abuzohet në këtë mënyrë me taksat e qytetarëve.