• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Akuzohem për vepra penale që dëbohen deri në 27 vite burg”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Unë as që e mendoj të iki! Isha në Gjermani ditën e bastisjes! Udhëtova 2 herë në SHBA dhe u ktheva

03/03/2025
in Aktuale, Politikë
“Akuzohem për vepra penale që dëbohen deri në 27 vite burg”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Unë as që e mendoj të iki! Isha në Gjermani ditën e bastisjes! Udhëtova 2 herë në SHBA dhe u ktheva
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

POSTIMI:

27 vjet vetmi
Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.

Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon.

Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja: Po në burg pse jam?

Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore.
T’i marrim me rradhë: Rreziku i ikjes

Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:
“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen.

Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”.

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.

Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore.
Ju dua të gjithëve!

Related

Tags: Erion Veliajreagim
Previous Post

Berisha deklaroi shkrirjen e prokurorisë politike, reagon Rama dhe ironizon: Noc Rrokun në 11 Maj!

Next Post

‘Më i keqi që kam parë’/ Gjesti ballafaqohet me Eglin: Kur e pashë, terr mu bo

Lajme të ngjashme

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

by redaktor2
06/22/2025
0

Avokat Alban Duraj Më 11 maj 2025 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës...

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë – Reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë – Reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

by redaktor2
06/20/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka...

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

by redaktor2
06/19/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit...

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

by redaktor2
06/19/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipër…
  • Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë – Reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike
  • “Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë”/ Ana Lika zbulon problemin neurologjik: Vajzës i ndërpreva…
  • Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platfor…
  •  Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare t…
  • Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpuni…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.