Një sherr mes disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Milot, ku njëri prej tyre është plagosur dhe ka përfunduar në spital.
Policia sqaron se kanë qenë dy vëllezër dhe një person tjetër, të cilët kanë plagosur me thikë shtetasin me iniciale A.A., rreth 30 vjeç.
I plagosuri u transportua në spital, për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.
Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.