Një shqiptar i kërkuar në Itali si autori i dyshuar i të paktën 23 vjedhjeve të banesave në provincat e Lombardisë u arrestua në Spanjë.
Sipas policisë, dyshohet se ai ishte pjesë e një bande kriminale, e cila grabiste bizhuteri dhe veshje luksoze.
Shqiptari u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. I arrestuari është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.
Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës
Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...