• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Protestat nuk do jenë më shëtitje në bulevard”, Edi Paloka flet për aksionin opozitar dhe financimin rus të PD: E gjithë loja në interes të Ramës! Bashës iu vu ultimatum për Berishën

09/17/2022
in Politikë, Slider
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur pasditen e sotme në lidhje me raportin amerikan që tregon se Partia Demokratike ka marrë para nga Rusia në vitin 2017.

Paloka u shpreh se e gjithë kjo lojë ishte në interes të kryeministrit Edi Rama ndërsa shtoi se Lulzim Bashës i është vendosur ultimatum që të përjashtojë Berishën nga partia.

“Rezulton se ishte ultimatumi që ambasadorja amerikane i kishte vendosur Bashës, largo Berishën ose… Nëse ty të vendosin ultimatum domethënë se ty të kërcënojnë me diçka. Po flas për marrje peng nga ambasadorja. Gjithë kjo lojë shkon në interes të Ramës. Me përjashtimin e Berishës. Kemi një grup parlamentar të përçarë. Të gjitha këto shkojnë në favor të Ramës.

Më mjafton rezultati. Kjo që po ngrihet ndaj PD është për t’i dhënë një dorë Ramës. Kërkoj që çështje të hetohet. Nuk besoj të ketë implikim rus në këtë nivel sepse nuk më ka dhënë njeri provat. Unë do besoj kryetarin e Partisë time. Kur futet DASH ne themi të hetohet pasi kaq sa na thuhet nuk është e mjaftueshme. Duhet të vërtetohet ka marrë apo jo ky zotëria para ruse. Nëse Basha paska marrë para nga Kremlini me dijeni të plotë për të realizuar këtë akt, për të shpërblyer ata që i ke marrë paratë.

Kjo shkon përtej përjashtimit nga PD, kalon në çështje penale. PD është parti që që kur lindi ishte pro perëndimore, pro amerikane. Dua ta theksoj se pjesa e dukshme është se Lulzim Basha ka rënë peng dhe ka zbatuar një linjë që është kundër PD me vetëdije të plotë. Faktet janë këto. Gjithçka është bërë për t’i shërbyer Ramës”, tha Paloka në emisionin “Kjo Javë” në News 24.


Ai u ndal edhe te aksioni opozitar duke thënë se nuk do të ketë më protesta si shëtitje në bulevard por me një qëllim të caktuar që kanë hap final zgjedhjet lokale dhe më pas rrëzimin e qeverisë.

“Ne kemi deklaruar se shtatori do të jetë ndezja e motorëve të opozitës për të filluar një betejë që synon rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e kushteve që shqiptarë të votojnë të lirë. Protestat janë pjesë e kësaj strategjie. 7 Korrik ishte një provë force për opozitën.

Tani është koha për një protestë pasi gjërat po shkojnë gjithnjë e me të zi. Protestat janë pjesë e strategjisë që ne kemi. Protestat do të jenë edhe simbolike si ajo te Inceneratori i Tiranës. Protestat e mëdha nuk do jenë më shëtitje në bulevard. Do të ketë një skenar tjetër. Nuk do ketë kthim në shtëpi pa u arritur diçka. Për të arritur një qëllim konkret. Synimi ynë i parë janë zgjedhjet lokale. Synojmë të fitojmë zgjedhjet lokale dhe çdo pjesë e strategjisë sonë do jetë në funksion të këtij pikësynimi”, deklaroi ai.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: edi paloka pd protesta
Previous Post

Rama të shkojë në Sharrë dhe t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 mln euro”, Kryemadhi:Inceneratori i Tiranës, plani financiar 30-vjeçar për të vjedhur qytetarët

Next Post

U ndalua në Rinas, gazetari turk 26-vjeçar kërkon azil në Shqipëri: Më rrezikohet jeta! Kush është i riu, që punonte si konsulent mediatik i kreut të bandës

Lajme të ngjashme

Erion Braçe, kandidati “kampion” i votave nga emigrantët

Erion Braçe, kandidati “kampion” i votave nga emigrantët

by redaktor2
05/21/2025
0

Nga Esiona Konomi Ndikimi i votave nga diaspora, solli vetëm një mandat shtesë në zgjedhjet e 11 Majit, dhe bëhet fjalë...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos/ Kontrollet në qelitë e shqiptarëve çojnë në izolimin e kreut të “mafias së burgjeve”, i akuzuar për rekrutim të vrasësve me pagesë

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos/ Kontrollet në qelitë e shqiptarëve çojnë në izolimin e kreut të “mafias së burgjeve”, i akuzuar për rekrutim të vrasësve me pagesë

by redaktor2
05/21/2025
0

Telefona celularë, thika të improvizuara dhe një sasi e vogël narkotikësh u zbuluan në qelitë e krahut të 5-të të...

Frekuentoheshin nga elita/ Cilat janë dy lokalet më të njohura në Durrës që u sekuestruan nga SPAK, dyshohet se pastronin paratë e drogës; Njëri në pronësi të nipit të Troplinit

Frekuentoheshin nga elita/ Cilat janë dy lokalet më të njohura në Durrës që u sekuestruan nga SPAK, dyshohet se pastronin paratë e drogës; Njëri në pronësi të nipit të Troplinit

by redaktor2
05/21/2025
0

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan...

Perandoria e tij nën lupën e SPAK, Xhevdet Troplini “hapi rrugët” e trafikut me Italinë dy dekada më parë!

Perandoria e tij nën lupën e SPAK, Xhevdet Troplini “hapi rrugët” e trafikut me Italinë dy dekada më parë!

by redaktor2
05/21/2025
0

Familja e biznesmenit kontravers Xhevdet Troplini ka qenë prej vitesh në qendër të hetimeve nga autoritetet vendase e ndërkombëtare, për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar
  • Erion Braçe, kandidati “kampion” i votave nga emigrantët
  • Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona eur…
  • Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos/ Kontrollet në qelitë e shqiptarëve çojnë në izolimin e k…
  • Kombëtarja rikthehet në qershor, Nedim Bajrami ka venitur kuotat e titullarit
  • Frekuentoheshin nga elita/ Cilat janë dy lokalet më të njohura në Durrës që u sekuestruan nga SPAK, …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.