• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Shihet që Partizani është ekip agresiv”, trajneri i Astanës i ka idetë e qarta: Ta zgjidhim që nesër se udhëtimi drejt Shqipërisë është i lodhshëm

08/23/2023
in Sport
“Shihet që Partizani është ekip agresiv”, trajneri i Astanës i ka idetë e qarta: Ta zgjidhim që nesër se udhëtimi drejt Shqipërisë është i lodhshëm
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Trajneri i skuadrës së Astanës, Grigori Babajan, i ka idetë e qarta se për t’u kualifikuar përballë Partizanit, ekipi i tij duhet të krijojë një avantazh që në sfidën e parë në shtëpi. Duke folur sot para gazetarëve, ai ka shpjeguar se transfertat e gjata europiane ishin një problem për skuadrën e tij, ndaj shpresonte që Astana të bënte një rezultat në ndeshjen e parë, që ta ndihmonte për kualifikimin ndaj të kuqve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Nesër është një nga ndeshjet më të rëndësishme, objektivi ynë kryesor është të arrijmë në grupet e Ligës së Konferencës. Është e qartë se kundërshtarët janë një skuadër europiane serioze, shumë agresive, të bie menjëherë në sy. Por ne duhet ta vëmë gjithçka në pikëpyetje para startit të sfidës së nesërme, në mënyrë që të bëjmë një start të rehatshëm dhe që në ndeshjen e kthimit të ishte më e lehtë për ne. Kjo është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh që kemi një udhëtim të gjatë para, që është një ngarkesë më shumë. Është thelbësore dhe rëndësishme për ne që të bëjmë gjithçka nesër në mënyrë që të shkojmë në ndeshjen e dytë në kushte të mira. Ndoshta nesër nuk do të jenë tribunat e mbushura plot, por unë shpresoj që ata tifozë të cilët do të vijnë në stadium, të na mbështetin dhe të jenë me ne deri në fund.

Aktualisht nuk po mendojmë për ndeshjen me Kairatin, për ne tani prioriteti është Liga e Konferencës. në duhet të sigurohemi që do përballojmë këto dy ndeshje në kushte optimale. Është e vështirë të thuash se si do të luajmë ndaj Kairatit. Padyshim ata të cilët do të luajnë mbi 80 minuta nesër, do të jetë e vështirë që të përdoren në ndeshjen ndaj Kairatit, pasi ajo ndeshje do të jetë vetëm 3 apo 4 ditë më vonë.

Shorti ishte padyshim i vështirë, nëse shihni skuadrat me të cilët mund të ndesheshim, por në të njëjtën kohë, nëse nuk do të kishim shanse ndaj Dinamo Zagreb në transferte, atëherë në ndeshjen ndaj Ludogorets ne mund të kishim imponuar lojën tonë, Për fat të keq, nuk ia dolëm. Ne duhet të tregojmë të gjithë forcën tonë dhe të mundohemi ta zgjidhim çështjen e arritjes së grupeve në Ligën e Konferencës.

E vështirë të flasësh këtu për atë që do të ndodhë, nëse shihni ndeshjen e parë ndaj Dinamo Tbilisit, ne barazuam 1-1 në shtëpi dhe pastaj fituam në transfertë. Është e vështirë të parashikosh në futboll, pasi askush nuk mund të të garantojë asgjë,. Unë do të dëshiroja që të krijonim një avantazh të rehatshëm, por dhe nëse diçka nuk shkon siç duhet, ka gjithsesi një ndeshje kthimi. Gjëja e rëndësishme është që të fitojmë pas rezultateve të të dy sfidave.

Nuk kam probleme me lojtarët, jemi të përqendruar në punë tonë, në shkëputemi nga gjithçka tjetër. Detyra jonë kryesorë është të dalim nesër në fushë dhe luajmë. Ka shumë informacione në media, por ne kemi një atmosferë të shkëlqyer në skuadër. Fakti që ne nuk fituam disa ndeshje, nuk e ka prishur atmosferën në asnjë mënyrë dhe kjo është shumë e rëndësishme në dhomat e zhveshjeve. Nuk ka kuptim as të flasim për këtë gjë.

Dorëheqje nëse nuk kualifikohemi? Nuk dua të mendoj për një gjë të tillë. Për mua gjëja më e rëndësishme tani është të krijojmë një atmosferë psikologjike pozitive. Djemtë kanë një ndeshje të rëndësishme nesër dhe ata e kuptojnë këtë. Dhe çështja e dorëheqjes nuk është trajtuar aspak, kjo është një pyetje për drejtuesit e klubit. Nuk dua të flas më shumë për këtë temë, kemi folur mjaftueshëm për të. Të gjitha mendimet tona janë mbi ndeshjen e nesërme”, tha ndër të tjera trajneri i Astanas në konferencën për shtyp.

Related

Previous Post

PD zyrtare propozon emrin e kandidatit për garën në Bashkinë e Kukësit, vjen reagimi i parë i tij

Next Post

Ligji për Akademinë/ “Institucioni s’mund të mbahet peng”, Artan Fuga: Heshtja e Presidentit, e papranueshme! Çështjes do t’i shkoj deri në fund

Lajme të ngjashme

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

by redaktor2
06/07/2025
0

Ansi Agolli, njëri nga protagonistët e mbrëmjes famëkeqe të Beogradit, ka folur për emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania” për...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

by redaktor2
06/05/2025
0

Seanca e sotme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në stërvitje...

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

by redaktor2
06/04/2025
0

Ivan Gozdenovic është një prej trajnerëve serbë i cili punon në Shqipëri. Në sezonin e fundit, ky trajner drejtoi Elbasanin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.