• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj rendit projektet për Tiranën në 2024-ën: Tre linja ekspres autobusi, rikualifikojmë 50 lagje dhe sheshi fundor te Bulevardi i Ri

12/31/2023
in Aktuale, Slider
Veliaj rendit projektet për Tiranën në 2024-ën: Tre linja ekspres autobusi, rikualifikojmë 50 lagje dhe sheshi fundor te Bulevardi i Ri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pak orë para përfundimit të vitit 2023, në një intervistë për FitStation në Neës 24, kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi disa nga projektet që ai ka ambicie t’i përmbyllë me sukses në vitin 2024 e më tej. Një nga projektet që pritet të jetë gati së shpejti është përfundimi i Unazës së Madhe. Projekti tjetër ka të bëjë me zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus, duke përdorur autobusë me bateri-elektrikë në tri linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio).

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Me këtë ritëm, brenda vitit tjetër, duhet të kemi mbaruar shumicën e punimeve në rrugtë kryesore. Le të themi, do ketë nevojë ende për punë në rrugët dytësore dhe lidhjet e lagjeve. Edhe aty do të ndërhyjmë me shumë sistemime, në rreth 50 lagje, me rikualifikime totale. Sigurisht, është rregulluar një pjesë shumë e madhe e Tiranës, por ende ka cepa, duke qenë se Tirana vijon e rritet. Ne na duhet të mbajmë ritmin e rritjes së Tiranës dhe të shkojmë deri tek rrugica e fundit. Në këtë fundviti sapo nënshkruam një kontratë, pjesa më e madhe kredi e butë, pjesa tjetër grant – granti më i madh në historinë e qytetit nga BE dhe KFË – për të modernizuar totalisht transportin publik. Vendimmarrja jonë është se ne do bëjmë atë që bëmë me mbetjet në Tiranë. Më mirë ta pastrojmë vetë, ta ofrojmë vetë shërbimin. Ndoshta, si fillim jo në 100% të territorit, por të paktën për disa linja kryesore, për të dhënë mesazhin se publiku mund të menaxhojë po aq mirë sa privati, në mos më mirë. Kjo kredi na mundëson që të shkojmë në tre linja ekspres të autobusëve, duke filluar fillimisht me Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re. Me këto 3 linja fusim për herë të parë konceptin e menaxhimit publik të transportit. Do ketë po ashtu modernizim të stacioneve, biletën elektronike, minutazhin kur vjen autobusi, sa afër është, dhe besoj se ky do jetë një projekt që dua ta përfundoj brenda këtij mandati”, tha Veliaj.

Ai përmendi gjithashtu se brenda mbandatit do të përfundojë edhe projekte të mëdha si Teatri i Ri Kombëtar, Kopshti Botanik dhe Bulevardin e Ri.

Related

Tags: 2024projekteVeliaj
Previous Post

“Mami ka qëndruar e mërzitur”, gruaja e Shpatit prek me fjalët për të birin

Next Post

Veliaj zbulon surprizat e natës së ndërrimit të viteve: “Sheshi do të jetë i mbushur me turistë, që kanë zgjedhur Tiranën për të festuar”

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.