• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kryebashkiaku me 7 mandate: Koha që Maliqi të drejtohet nga një figurë e re!

04/09/2024
in Politikë, Slider
Kryebashkiaku me 7 mandate: Koha që Maliqi të drejtohet nga një figurë e re!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka rrëfyer mbi punën e tij në krye të kësaj bashkie prej 7 mandatesh, projektet, marrëdhënien me qytetarët, projektet dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në lidhje me këtë të fundit, Topçiu  deklaroi se ka ardhur momenti që Bashkia e Maliqit të drejtohet nga një kryetar i ri, me vizion më të gjerë.

“Kam arritur në një pikë ku jap imazhin se çdo gjë duhet të ketë lezetin e vet. Ka ardhur momenti që këtë punë duhet ta bëjë dikush tjetër. Një kryetar më i ri, me vizion më të gjerë që patjetër do ketë mbështetjen time. Disa gjëra duhet të ecin në rrjedhën e kohës. Jam gati të mbështes një figurë të re”, tha Topçiu.

Në gjithë këto vite, në mandatin e 7 mendoni se keni dhënë gjithçka?

Nuk arrihet asnjëherë gjithçka. Nuk ka çelës se përse kjo ka zgjatur në kohë. Puna, respekti dhe marrëdhënia njerëzore me qytetarët për t’iu shërbyer atyre larg bindjeve politike.

Në momentin që qytetarëve u shërben, atëherë ata janë të mirëkuptueshëm larg bindjeve politike.

Si ka qenë Gëzimi në moshën 33-vjeç? Mendoi se do kishte një rrugë kaq të gjatë?

Kam hyrë në një mandat 6-7 mujor  i cili ka qenë një emërim pasi ish-kryetari ka shkuar në emigracion. Ato 6-7muaj punova me idenë për të bërë diçka për qytetin. ato 6 muaj ishin ndryshim i madh se u bë një punë aq e madhe sa nuk ishin bërë për gjithë vitet.

Patjetër që ka probleme. Vizioni që unë kam mund të mos përputhet me vizionin e komunitetit, por shumica e ka pranuar dhe ne kemi ecur.

Pse duhet vizituar Maliqi?

Jo vetëm si qytet, por edhe si territor, është bashki e njerëzve punëtor. Fusha e Maliqit është më e madhe se ajo e Myzeqesë. Fusha e Maliqit është si qilim falë njerëzve punëtor. Fusha e Maliqit nuk përmbytet më.

Fillon nga bujqësia. Bashkia jonë, e ka bujqësinë dhe blegtorinë të parën. Jo pse asaj i mungojnë pikat turistike, ato që janë monumente natyre. Maliqi është vend zbulimi më i hershëm ilir i palafiteve. Ne po punojmë me idenë për të ndërtuar edhe një Muze të Palafiteteve, edhe për tharjen e kënetës për ta sjellë në histori.

Atë që është zbuluar dhe është unike në llojin e vet, duam ta përjetësojmë në Muzeun Kombëtar të Palafiteve, të tharjes së kënetës.

Bukuritë e veçanta që ka zona e Gorës dhe Oparit. Falë investimit që qeveria po bën për rehabilitimin e rrugës nacionale që lidh Maliqin me Gramshin, ajo do jetë një nga grykat më të bukura që do ketë Shqipëria.

Marrëdhënia me z.Rama si është?

Kryeministri Rama në konceptin tim, vlerëson njerëzit punëtor. Kjo mund të jetë ajo që vlerëson më shumë te unë. Ajo që duhet të kuptoni, akt ë bëjë se dhe sot punoj si ditën e parë.

Ja kthen ndonjëherë llafin?

Në momente që diçka nuk shkon, po patjetër., Ndonjëherë ndodh që transfertat, grantet, investimet nuk marrin atë peshën e duhur. Çdo kryetar bashkie do që të marrë sa më shumë investime për komunitetin e vet. është çështje e debatimit më të mirë të fjalës për ta arritur atë që ne kërkojmë.

Këto ndryshime që janë bërë, kanë edhe peshën e Kryeministrit, i cili me vizionin e tij ka ndryshuar trotuaret, fasadat, vilat karakteristike që kanë marrë ndriçim tjetër.

Për çfarë ka më shumë nevojë Maliqi?

Maliqi deri para pak kohësh flitej se kishte probleme me punësimi. Por sot nuk është më ky problem.

Duhet bashkëpunim mes nesh, biznesit e qytetarëve.

Nëse bëjmë një retrospektivë, je i kënaqur me punën në Maliq?

Asnjëherë nuk kënaqet njeriu. Nuk kemi qenë kaq të aftë për të bërë punë të mira. Kemi pasur mungesë stafesh, fondesh, Tashmë ka ardhur koha që atë që realizojmë t’i rezistojë kohës. Vizioni i qeverisë ka ecur shumë de ka ardhur kohë të vijnë njerëz më të ditur, drejtues e stafet teknike. Me ndryshimet që do ketë në paga, them se do fillojnë të seleksionohen duke marrë edhe elementë të veçantë që do japin vizionet e tyre.

Me ndryshimin e reformës territoriale, keni mundësi të kandidoni sërish…

Kam arritur në një pikë ku jap imazhinin se çdo gjë duhet të ketë lezetin e vet. Ka ardhur momenti që këtë punë duhet ta bëjë dikush tjetër. Një kryetar më i ri, me vizion më të gjerë që patjetër do ketë mbështetjen time. Disa gjëra duhet të ecin në rrjedhën e kohës. Jam gati të mbështes një figurë të re.

Related

Tags: Bashkia MaliqErmal QoriGezim TopciuMirmengjesi ShqiperiValbona Mhilli
Previous Post

E pritshme? Robert Berisha lë përgjysmë garën në Ferma VIP

Next Post

Prezantohet projekti i sheshit fundor të Bulevardit të Ri, Veliaj: “Do të jetë Tirana e Re për 100 vitet e ardhshme”

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.