• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Black out-i” paralizon fluturimet/ Linja ajroret dhe aeroportet jashtë funksionit në të gjithë Europën, pasagjerët ngelin nëpër terminale

07/19/2024
in Sociale
“Black out-i” paralizon fluturimet/ Linja ajroret dhe aeroportet jashtë funksionit në të gjithë Europën, pasagjerët ngelin nëpër terminale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Black out-i” që ka prekur botën nga ndërprerja e internetit, ka paralizuar aeroportet në të gjithë Europën, por probleme raportohen edhe në banka, bursa e media. Linja ajrore gjermane Lufthansa dhe SAS Airline, me bazë në Skandinavi, janë linjat ajrore më të fundit që raportojnë ndërprerje të fluturimeve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Lufthansa thotë se, për momentin, rezervimi i biletave të udhëtimit është e kufizuar, por po punohet për një zgjidhje.

Dhe SAS thotë se shërbimet e saj janë plotësisht funksionale, por “çështjet teknike” po ndikojnë në pjesën e rezervimit.

Aeroporti i Pragës është prekur gjithashtu nga ndërprerja e sistemit të check-in dhe thotë se disa nisje nga kryeqyteti çek janë vonuar.

Linja ajrore gjermane Eurowings po raporton gjithashtu se check-in e saj online aktualisht nuk po funksionon.

Dhe në Irlandën e Veriut, aeroporti Ndërkombëtar i Belfast thotë se ndërprerja po ndikon në aeroport, por fluturimet mbeten funksionale.

Aeroporti më i madh i Zvicrës në Cyrih thotë gjithashtu se aeroplanët nuk lejohen të ulen.

Linja ajrore holandeze KLM thotë se trajtimi i fluturimeve është i pamundur. KLM thotë se i është dashur të pezullojë të gjitha operacionet ajrore, por shton se po punon fort për të zgjidhuyr problemin. “Ne e kuptojmë se kjo është një gjë shumë e papërshtatshme për klientët dhe stafin tonë, veccanërisht në mes të sezonit të pushimeve”, ishte reagimi i KLM.

Vonesa dhe ndërprerje raportohen edhe në linjat e trenave.

Çfarë duhet të dini nga black out-i i pazakontë?

Një problem i madh me sistemet kompjuterike po pengon transportin, transmetuesit, spitalet dhe sektorë të tjerë në mbarë botën

Fluturimet janë ndalur dhe aeroportet në mbarë botën po raportojnë vonesa

American Airlines thotë se Crowdstrike, një kompani e sigurisë kibernetike, është burimi i çështjeve të teknologjisë. Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Windows të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.

Në shtetin amerikan të Alaskës, policia paralajmëron se sistemi 911 mund të mos jetë i disponueshëm

Në Poloni, terminali Baltic Hub u kërkon anijeve të mos dërgojnë kontejnerët e tyre atje

Në MB, kompanitë hekurudhore po “përjetojnë probleme të përhapura të IT” dhe paralajmërojnë për vonesa

Probleme raportohen edhe në shërbimet spitalore. Mjekët nuk kanë akses në të dhënat e tyre, ndërsa janë pamundësuar edhe rezervimet në internet

Probleme edhe në rrjetet e transmetimeve televizive. Sky News dhe CBBC kanë qenë jashtë transmetimit

Aeroporti i Delhit i proceson pasagjerët me shkrim dore
Në Delhi, nuk kishte terminale elektronike të disponueshme për check-in. Radhët e njerëzve raportohen të gjata. Pasagjerëve iu është dhënë një formular që ta plotësojnë me dorë. BBC shkruan se pas kalimit të sigurisë, është një person në Terminalin 3 i cili është përgjegjës për përditësimin e një tabele të bardhë me dorë me informacionin e portës.

“Unë jam në portën nga ku është menduar të niset fluturimi, por nuk ka agjentë dhe as aeroplan. Në portën përballë asaj ku jam, ka një kapiten dhe ekuipazh që presin ekuipazhin e terrenit për të filluar procesin e hipjes. Për shkak se gjithçka këtu bëhet me dorë, gjërat janë të ngadalta. Por ky aeroport mbetet i hapur”, raporton BBC.

Related

Tags: #blackout
Previous Post

Kur do të tërhiqet vala e të nxehtit? Ja si do të jenë temperaturat në fundjavë

Next Post

Bashkia e Tiranës përfundon vijëzimet e reja në segmentin ‘TEG-Pallati me Shigjeta’, Veliaj: Më shumë siguri dhe efikasitet për të gjithë

Lajme të ngjashme

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

by redaktor2
06/05/2025
0

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

by redaktor2
06/04/2025
0

Kryebashkiaku i Tiranës ka risjellë në vëmendje historinë e shkollës “Kosova”, një histori që simbolizon më shumë sesa një ndërtesë.Përmes...

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

by redaktor2
06/03/2025
0

Institucioni thekson rolin e rehabilitimit dhe kujdesit mendor për të dënuarit Peqin, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në...

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

by redaktor2
06/03/2025
0

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.