Elbasani shkëlqen dhe i jep leksion Teutës duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 përballë tifozërisë së tyre. Ndeshja e parë në shtëpi shkoi në perfeksion me verdheblutë që dominuan çdo fazë të lojës nga minuta e parë deri tek e fundit. Në fundin e ndeshjes trajneri Roberto Bordin dha prononcimin e tij.
“Fitore e rëndësishme pasi ishte e para në shtëpi. Bëmë një figurë të mirë. Më shumë më kënaqi reagimi i skuadrës pas barazimit në ndeshjen e parë. Mund të kishim një rezultat më të thellë, por djemtë ishin të përqëndruar në çdo aspekt, si në mbrojtje edhe në sulm.
Skuadra u përgjigj mirë dhe nuk mund të gjejmë shumë alibi gjatë një rezultati 3-0. Pati momente kur sulmuam e kur mbrojtëm shumë mirë. Si qasje totale ishte e duhura pasi edhe mund të shënonim më shumë. Teuta bëri vetëm 1 gjuajtje në portë dhe gjatë gjithë ndeshjen ne kishim kontrollin total.
Të gjitha ndeshjet, si ato që fitohen, si ato që humben kanë elementë për t’u analizuar. Kemi luajtur me topa të gjatë në pjesën e parë.