• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga qelia në pasarelë/ Gruaja e bosit të drogës “El Chapo” surprizon me paraqitjen në Javën e Modës në Milano

09/26/2024
in Showbiz
Nga qelia në pasarelë/ Gruaja e bosit të drogës “El Chapo” surprizon me paraqitjen në Javën e Modës në Milano
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kujt ia merrte mendja që në një nga eventet më të rëndësishme të modës, në pasarelë do të shihnim gruan e bosit meksikan të drogës, Joaquin El Chapo Guzman.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një vit pas lirimit nga burgu, ku vuajti dënimin për shpërndarje të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe transaksione biznesi me trafikant të huaj narkotikësh, Emma Coronel Aispuro, një ish-mbretëreshë bukurie, u shfaq në Javën e Modës në Milano.

Ajo sfiloi për April Black Diamond, me bazë në Los Angeles, që prezantoi në javën e modës koleksionin e ri. Emma u shfaq me një fustan të bardhë nusërie, me gurë, kombinuar me bizhuteri të rënda, një paraqitje ku e kaluara e saj e errët u rishikua si një e ardhme e re dhe e ndritur.

“Shfaqja jonë e radhës nuk fokusohet ekskluzivisht te fustanet, por te historitë që i sjellin ato në jetë”, tha stilistja e April Black Diamond.

Në një botë ku moda shpesh feston bukurinë e jashtme, ne jemi të përkushtuar të tregojmë një rrëfim më të thellë dhe më të fuqishëm. Besoj se të gjithë meritojnë një shans të dytë dhe moda është platforma e përsosur për të nxjerrë në pah transformimin dhe forcën”, u shpreh stilistja.

“Kjo është arsyeja pse mora vendimin e guximshëm për të punësuar si modele kryesore një grua të jashtëzakonshme, e cila, pavarësisht nga një e kaluar e shënuar nga polemika, ka zgjedhur të rishkruajë të ardhmen e saj. Ajo nuk është vetëm një model për veshjet tona, ajo është një shembull i forcës, guximit dhe shpresës. Udhëtimi i saj nga një e kaluar e trazuar në një të ardhme premtuese mishëron mesazhin që dua të përcjell me këtë koleksion: nuk është kurrë vonë për të ndryshuar jetën tuaj dhe çdo grua meriton mundësinë të ecë me krenari dhe besim, pavarësisht se nga vjen”, ishte mesazhi i stilistes.

Joaquin El Chapo Guzman dhe Emma Coronel Aispuro u martuan kur ajo ishte adoleshente. Bosi i drogës, El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm pesë vite më parë, ndërsa më pas, gjykata dënoi edhe Emman për përfshirjen e saj në kartelin Sinaloa, por edhe për ndihmën e dhënë të shoqit në 2015 për t’u arratisur nga burgu. Për të u vendos 2 vite e gjysmë burg, por duke bashkëpunuar me DEA, rifitoi lirinë më herët.

Related

Tags: Gruaja e El ChaposMilanopasarela
Previous Post

“B e Vogël e prehrit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm”- Rama i përgjigjet Bardhit: Je thjesht një gjysmë burrë e gjysmë derrkuc i destinuar të zvarritesh në vijën e llumit të gojës tënde

Next Post

Një skuadër që nuk duhet të ndahet kurrë pavarësisht çdo batice, një skuadër e përjetshme!

Lajme të ngjashme

Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun

Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun

by redaktor2
06/07/2025
0

Fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, Diora Kuci, ka ndarë emocionet dhe pasionin e saj në një intervistë të...

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.