Shorti që është hedhur në Prokurorinë e Tiranës, ka caktuar sot prokuroren Elona Alvora, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, të dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se urdhri ekzekutimit pritet t’i dorëzohet Policisë së Tiranës këtë të premte.
Ligjvënësi demokrat Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, për “dëshmi të rreme” për çështjen e njohur si “Babalja”.