• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Komisioni Hetimor për Koncesionet, nisin të hënën dëgjesat me ish-ministrat e Shëndetësisë dhe Ekonomisë

10/20/2024
in Politikë, Slider
Komisioni Hetimor për Koncesionet, nisin të hënën dëgjesat me ish-ministrat e Shëndetësisë dhe Ekonomisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në sfidë me kohën për shkak të përfundimit të afatit, Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, hyn në fazën më të rëndësishme të tij: dëgjesat me ish ministrat e Shëndetësisë dhe Ekonomisë që kanë qenë të përfshirë direkt në procedurat e dhënies së koncesioneve të sterilizimit dhe Check-Up.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4


Në vetëm 2 ditë, ministra e ish- ministra, përfshirë edhe Ilir Beqajn, nën akuzë për koncesionin e sterilizimit, por që ndodhet në burg për çështjen e SASPAC, do të dëshmojnë para komisionit.

Nënkryetari i PS në këtë komision, Plarent Ndreca njoftoi disa ditë më parë se dëgjesat do të nisin prej mëngjesit dhe do të jenë maratonë për të përfunduar brenda afatit.

Ajo që nuk dihet, është pjesëmarrja e opozitës. Ndonëse iniciatore e ngritjes së këtij komisioni, pasi akuzon se përmes këtyre dy koncesioneve jo vetëm janë vjedhur para nga buxheti i shtetit, por edhe nuk i janë dhënë shërbimet e duhura qytetarëve, opozita prej disa javësh ka pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjeve në këtë komision, për shkak të kaosit brenda parlamentit, por edhe ka bojkotuar mbledhjet e thirrura nga Plarent Ndreca me argumentin se janë të paligjshme. 

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi pritet të mbyllë punën me këto 2 ditë dëgjesa maratonë. Afati i përfundimit të tij është 22 tetori, por kryetarja e Albana Vokshi ka deklaruar se do të kërkohet shtyrja e afatit për të dytën here, kërkesë që nga socialistët është paralajmëruar se nuk do të pranohet.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit pas paktit PD-PS në mars të këtij viti, 6 muaj pasi Partia Demokratike futi në kaos jetën parlamentare. Pakti zgjati pak, pasi në thuajse 8 muaj punë, shpesh puna e komisionit është futur në ngërç për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët mes PD e PS.

Related

Tags: ish ministratKomisioni Hetimor Shendetesi
Previous Post

Megi Pojani zbulon arsyen pse e mban të fshehur lidhjen me të dashurin

Next Post

Mançester Siti fiton në frymën e fundit, Stons dhe VAR-i nderojnë kampionët në fuqi të Premier Ligës

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.