Dy aksidente rrugore janë rregjistruar në pak minuta në autostradën Tiranë -Durrës.
Aksidenti i parë ka ndodhur në zonën e Maminasit, ndërsa aksidenti i dytë pak minuta më vonë ka ndodhur në Sukth.
Në të dyja rastet ka pasur vetëm dëme materiale. Në aksidentin e Sukthit u përfshinë katër makina, të cilat u përplasen njëra pas tjetrës.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila bëri të mundur edhe zhvendosjen e mjeteve të demtuara duke bërë qe te mos krijohej trafik ne autostradë.