Big Brother VIP Kosova është shoqëruar me debate të ashpra mes banorëve që në javën e parë dhe mendimet e publikut për këtë edicion të tretë janë të përziera.
Fituesi i edicionit të parë të BBVK, Stresi nuk ka qëndruar në heshtje dhe ka dhënë mendimin e tij lidhur me banorët, lojën e tyre, por edhe për opinionistët për të cilët ka rezerva të mëdha.
Stresi shprehet se nuk njeh pothuajse asnjë nga banorët që pretendojnë se janë VIP dhe gjithashtu e krahason BBVK me reality show-n tjetër, “It’s My Home”.